Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje më 21 qershor, pa mbyllur “dekriminalizimin”

Publikuar tek: politike, më 15:28 25-03-2015 Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje më 21 qershor, pa mbyllur “dekriminalizimin”

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi është shprehur i vendosur për zhvillimin e mbledhjes së nesërme të Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin, duke theksuar se nuk mund të ketë asnjë justifikim për shtyrjen e saj.

Bylykbashi ka deklaruar se nesër opozita në këtë komision të bëjë propozime konkrete dhe amendamente konkrete, ndërsa ka thënë se PD do të ecë me hap të vendosur në këtë proces. “Sot kishim planifikuar mbledhjen e Komisionit për Dekriminalizimin. U detyruam ta shtyjmë për nesër me një kërkesë të z Balla, nënkryetar i Komisionit, për arsye të tij personale. Por mesa shoh sot, z Balla, për fat të keq ka bërë deklarime duke qenë në funksion dhe në detyrë, pavarësisht justifikimeve të tij. Ka bërë deklarime të cilat në fakt ngrejnë edhe njëherë pikëpyetje në lidhje me vullnetin e mazhorancës për të vazhduar me hap të sigurtë në këtë proces. Nuk mund të ketë asnjë justifikim apo alibi për shtyrje. Nesër do të jetë mbledhja e Komisionit, siç është rënë dakord, dhe nesër opozita do të bëjë propozimet e saj konkrete me amendamente konkrete për procesin e dekriminalizimit”, tha Bylykbashi pwr mediat.

Deputeti demokrat tha se nuk mund të ketë zhvillim të zgjedhjeve të 21 qershorit, pa u mbyllur fillimisht procesi i dekriminalizimit. “Uroj që kjo e sotmja e z Balla të mos jetë pjesë e taktikave të deritanishme për zvarritjen e procesit. Një gjë është e sigurtë, ne do të ecim me hap të vendosur dhe nuk mund të ketë zgjedhje të 21 Qershorit pa përmbylljen e procesit të dekriminalizimit. Nëse z Balla ka vullnet duhet të na bashkohet pa asnjë hezitim. Ne jemi të gatshëm të marrim të gjithë eskpertizën por jemi të bazuar në eksperiencën më të mirë europiane dhe ndërkombëtare. E për rrjedhojë, çdo përpjekje tjetër si ajo e derisotme bashkë me shtyjen e sotme, nuk ka për ta ndaluar këtë proces edhe sikur e gjithë kjo të jetë shenjë e dukshme e frikës së e z Rama për të bërë dekriminalizimin”, deklaroi ai.

Ndërsa deputeti i PS-së, Taulant Basha ka kërkuar sot që pjesë e procesit të dekriminalizimit të bëhen edhe ata persona për të cilët është nisur një hetim nga prokuroria, por që nuk janë gjykuar. Balla ka marr si shembull rastin e kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me hetimet e nisura nga prokuroria për çështjen e rrugës Durrës-Kukës por që procesi gjyqësor u mbyll për shkak të raporteve mjekësore.

“Pjesë e këtij procesi duhet të jenë dhe personat e hetuar dhe jo te gjykuar. Si rasti i Lulzim Bashës që u gjet fajtor nga Prokuroria, por për shkak të raporteve mjekësore nuk u gjykuan”, ka thënë Balla. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Incidenti, përkthyesi malazez “deformon” kërkesën e presidentit shqiptar
Kokëdhima: Hoteli në Qeparo i vëllait, unë s’kam hedhur asnjë lek aty »
Article Logic
Execution time: 0.013633012771606
array(1) { ["section"]=> string(73) "bylykbashi-nuk-ka-zgjedhje-me-21-qershor-pa-mbyllur-dekriminalizimin-6923" }