Bylykbashki: Formulari i dekriminalizimit është ‘’kurthi’’ ku gjithë kriminelët duhet të ngecen, stafi i Kuvendit tentativë për ta rrënuar

Publikuar tek: politike, më 11:05 03-03-2016 Bylykbashki: Formulari i dekriminalizimit është ‘’kurthi’’ ku gjithë kriminelët duhet të ngecen, stafi i Kuvendit tentativë për ta rrënuar

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili është marrë ngushtësisht me ligjin për dekriminalizimin dhe ka ndjekur hapat në komisionin e posaçëm, ka komentuar sot propozimin e partisë së tij lidhur me formularin e vetëdeklarimit të politikanëve e zyrtarëve të lartë.

Sipas Bylykbashit formulari i dekriminalizimit është ‘’kurthi’’ ku gjithë kriminelët duhet të ngecen por në këndvështrimin e tij stafi i Kuvendit dje nëpërmjet MEMO-s, pati një tentativë për ta rrënuar.

“Situata është që janë përpjekje të maxhorancës që konsensusi I 17 dhjetorit të prishet. Formulari që ofron PD I jep mundësinë ligjit të dekriminalizimit është që të cungojë plotësisht që të kërkojnë çdo të dhënë të personave që kanë rekorde kriminale, qëllimi është vetëm një që kriminelët të shpëtojnë dhe të reprikojnë atë që kanë bërë nga 2013 e këtej. Nuk do ketë mundësi që kriminelët të livadhisin.

Është plotësisht në përputhje me ekspertizën e FBI-së. Formulari mbledh vetëm të dhëna, kurthi ku të gjithë krim duhet të ngecen dhe jo të përdoret si instrumenti që kriminelët të shkelin ligjin.

Tentativë e stafit të Kuvendit për ta quajtur antikushtetues, e pastër për ta rrënuar. Ajo që u bë dje ishte një tentativë për të marrë kohë, por kohë nuk ka më.”, tha Bylykbashi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani reagon pas deklaratës së ambasadorit amerikan për gjyqtarët e korruptuar: I gatshëm të shkarkoj të korruptuarit, edhe prokurorët
Tahiri entuziast për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit: Nxitja më e mirë »
Article Logic
Execution time: 0.019706964492798
array(1) { ["section"]=> string(138) "bylykbashki-formulari-i-dekriminalizimit-eshte-kurthi-ku-gjithe-kriminelet-duhet-te-ngecen-stafi-i-kuvendit-tentative-per-ta-rrenuar-34099" }