Byroja e Hetimit / Kur do fillojnë arrestimet? Ja si përgjigjet ministri Tahiri

Publikuar tek: politike, më 22:41 12-02-2016 Byroja e Hetimit / Kur do fillojnë arrestimet? Ja si përgjigjet ministri Tahiri

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ishte sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ndoshta për të konfirmuar edhe thashethemet se është ministri i preferuar i gazetarit Arjan Çani, i cili shpesh e shpreh hapur antipatinë e tij për figurat politike të Partisë Socialiste.

Gjatë intervistës në studio një prej pyetjeve të dretjpërdrejta të gazetarit ishte “kur do fillojnë arrestimet”, nga Byroja Kombëtare e Hetimit, një temë për të cilën ka nisur të spekulohet në media, por përgjigja e Tahirit ishte shumë e shkurtër:

“Fillimisht duhet të bindim Partinë Demokratike që të votojë Byronë. Duhet të bindim PD-në që kryetari i saj të jetë serioz, ky formali”, tha Tahiri.

Projektligji për Byronë e Hetimit u miratua befasisht dy ditë më parë, ndërsa votimi në parlament i parashikuar për ditën e enjte, u shty. Tahiri tha se qeveria mundet që të mos e votojë projektligjin e kundërshtuar nga opozita, por edhe nga LSI.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja e Partisë Socialiste siç nuk e keni parë (Foto)
Nis zgjedhja e 100 kandidatëve për delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste, Klosi: Do kalojnë testin për pastërtinë e figurës »
Article Logic
Execution time: 0.025140047073364
array(1) { ["section"]=> string(82) "byroja-e-hetimit-kur-do-fillojne-arrestimet-ja-si-pergjigjet-ministri-tahiri-32438" }