Byroja e Hetimit, Rama bind Metën: Jo ligj pa dhënë mendim “Venecia”

Publikuar tek: politike, më 12:38 06-02-2016 Byroja e Hetimit, Rama bind Metën: Jo ligj pa dhënë mendim “Venecia”

Përreth dy orë, drejtuesit më të lartë të mazhorancës, Edi Rama, i PS-së dhe Ilir Meta i LSI-së kanë biseduar mbi çështjen e Byrosë së Hetimit dhe reformën në drejtësi dhe atë në fushën ekonomike.

Kështu, Kryeministrit Edi Rama i janë dashur më shumë se 2 orë për të bindur aleatët kryesorë të koalicionit qeveritar, Ilir Metën e LSI-së dhe Shpëtim Idrizin e PDIU-së që çështja e Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të kalojë si pjesë e paketës së plotë të reformës në drejtësi, dhe jo përmes një drafti të veçantë. Pas debateve të dy ditëve më parë në seancën plenare të Kuvendit për Byronë Kombëtare të Hetimit, dhe pasi u shty për disa orë për shkak të angazhimeve të tjera, Rama e Meta iu drejtuan sërish vilës qeveritare 30 për të bashkëdrejtuar mbledhjen e radhës të asaj që njihet si “Njësia e Koordinimit të Koalicionit” që u mbajt pasditen e djeshme.

Të pranishëm në këtë takim, nga radhët e PS-së ishin: Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ai i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dhe kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi. Ndërsa nga LSI, kryetari Ilir Meta, kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, dhe ministri Edmond Panariti. Po ashtu i pranishëm ishte dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ndërsa një orë më vonë, tryezës do t’i bashkohej dhe kreu i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, të cilit me sa duket iu bënë me dije dhe qëndrimet e reja të dakordësuara mes palëve. Këtë marrëveshje mes aleatëve do ta bënte të ditur menjëherë pas takimit të njësisë së koordinimit, ministri Arben Ahmetaj la të kuptohet se tashmë mazhoranca qeverisëse ka vendosur të presë rekomandimet e Komisionit të Venecias që do të bëhen në mesin e muajit të ardhshëm për të vendosur mbi çështjen e ngritjes së strukturës së posaçme hetimore që do të shqyrtojë të gjitha dosjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Ndërkaq, ai tha se tema kryesore e diskutimit ishin rakordimet mbi çështje ekonomike, pasi në datë 17 shkurt FMN-ja do të aprovojë rishikimin mbi ekonominë shqiptare. “Në datën 17 shkurt FMN aprovon rishikimin mbi ekonominë shqiptare, rakorduam çështjet ekonomike, dhe sektorët prioritarë, këto ishin diskutimet kryesore. Sigurisht që u diskutua në fund dhe çështja e Reformës në Drejtësi. Do të pritet Komisioni i Venecias për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi. Diskutuam në parim për Reformën në Drejtësi do të priten të gjitha konkluzionet e Komisionit të Venecias”, u shpreh Ahmetaj. I pyetur nga gazetarët nëse në takim është diskutuar mbi vartësinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit; në atë të kryeprokurorit, apo tërësisht e pavarur, ministri u shpreh shkurt duke thënë që: “Duhet të presim Venecian”.

Edhe pse flitet për një draft të dakordësuar mazhoranca apo qeveria nuk e ka publikuar ende. Drafti i Byrosë së Hetimit të dakordësuar mes dy kampeve të politikës, ku pretendohet se është dhënë dhe bekimi i SHBA-së vazhdon të mbetet enigmë. Ndërsa ende nuk bëhet e ditur se ndërmjet Ramës dhe Metës është rënë dakord që Byroja të jetë në varësi të ministrit të Drejtësisë, sipas modelit kroat (USOK), apo në sipas asaj që aplikon Rumania, njësi e posaçme, tërësisht e pavarur si DNA. Pavarësisht thirrjes për ta miratuar sa më parë, Basha duhet të presë muajin mars për të përcaktuar fatin që do të ketë Byroja Kombëtare e Hetimit/ SHQIP

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri mesazh për Blushin: ''Në PS konkurojmë dhe ai që zgjidhet shef nuk i largon socialistët!'' Paralajmërim për deputetin?!
“Sasi të mëdha droge qëndrojnë në pritje për tu nisur drejt Italisë, në zonën e Çoles, në Dhërmi, nën mbikëqyrjen e Sajmir Tahirit” »
Article Logic
Execution time: 0.017593860626221
array(1) { ["section"]=> string(70) "byroja-e-hetimit-rama-bind-meten-jo-ligj-pa-dhene-mendim-venecia-31900" }