Byroja e Kuvendit përjashton 3 deputetët e opozitës

Publikuar tek: politike, më 18:59 26-02-2016 Byroja e Kuvendit përjashton 3 deputetët e opozitës

Ka përfunduar sot rreth orës 18:40 mbledhja e Byrosë së Kuvendit, duke marrë vendimin për dënimin e deputetëve të opozitës Gent Strazimiri dhe Bedri Hoxha me 7 ditë përjashtim nga Kuvendi dhe deputetes Albina Deda me 2 ditë përjashtim.

Byroja u mblodh me kërkesë të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, për të përjashtuar nga Parlamenti për një javë, tre deputetë të opozitës lidhur me incidentin në seancën plenare ditën e djeshme ku u qëllua me vezë dhe letra të lagura në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ruçi kërkoi përjashtimin e deputetëve Albina Deda, Gent Strazimiri dhe Bedri Hoxha, ndërsa dhe Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e Edi Ramës, pasi sipas tyre, ka fyer deputetët e opozitës.

Pas përfundimit të mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda tha se nga seanca e djeshme janë fshirë pamjet që vërtetojnë se kryeministri Rama ofendoi deputetët e opozitës.

“Ne u përpoqëm të argumentojmë akuzat për fyerjet e Ramës dhe Braçes. Ishim për të mbrojtur pozicionin tonë. Por u diskutua edhe për kërkesën e PD-së për dënimin e kryeministrit Rama dhe deputetit Braçe të cilët kanë fyer në vazhdimësi femrat.

Unë debatova me zonjat, Leskaj dhe Hafizi, ajo ishte shumë arrogante dhe filloi menjëherë votimin, por zoti Balla tha se nuk i kemi pamjet filmike me zë, nuk e vërtetojmë dot, se duan të fshehin sharjet e kryeministrit Rama”, tha Albina Deda.

Deda u shpreh se opozita do të përshkallëzojë veprimet duke bojkotuar komisionet parlamentare ndërsa argumentoi veprimin e saj me faktin se në Mirditë, qeveria ka vendosur në çdo zyrë persona me rekorde kriminale, çka sipas saj, është krejtësisht e papranueshme për popullin e Mirditës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Përgjigjet që kanë mbërthyer të ardhmen e shqiptarëve”
Reagon Edi Rama: Albina Dedën e quajta “motër” ajo e interpreton si “monstër” »
Article Logic
Execution time: 0.017925977706909
array(1) { ["section"]=> string(57) "byroja-e-kuvendit-perjashton-3-deputetet-e-opozites-33628" }