Ç’ka ndodhur gjatë natës pranë TEG-ut, sot dy zona janë pa energji elektrike në Tiranë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 14-02-2018 Ç’ka ndodhur gjatë natës pranë TEG-ut, sot dy zona janë pa energji elektrike në Tiranë (FOTO)

Dy zona kanë mbetur pa energji elektrike në Tiranë që prej mesnatës së mbrëmshme.

Shkak është bërë rrëshqitja e dherave gjatë natës, e duke shkaktuar dëmtimin e fidrit në lagjen “Burnac”, pranë TEG-ut.

Sipas OSHEE, për pasojë sot kanë mbetur pa drita një pjesë e banorëve të të Mjullbathores dhe Saukut.

“Në lagjen “Burnac”, pranë TEG-ut, rrëshkitja e dheut gjatë natës ka dëmtuar fiderin 20 kV, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të Mjullbathores dhe Sauk.

Brigadat e njësisë OSHEE Tirana 2 janë duke punuar për rikuperimin e dëmit, në kushtet e një emergjence pasi shembja e dheut mund të sjellë pasoja te fiderat e tjerë, që lidhen me NST/Farkë”, sqaron OSHEE.

27752476_2168194826737872_3645874658884258586_n.jpg

28055929_2168194766737878_2262411930795408558_n.jpg

Më shumë në këtë kategori: « 6-vjeçari i varur në pemë, policia e Elbasanit shoqëron 3 persona, mes tyre edhe i ati
Mjeti del nga rruga dhe përfundon në lumë, plagosen dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891
array(1) { ["section"]=> string(97) "c-ka-ndodhur-gjate-nates-prane-teg-ut-sot-dy-zona-jane-pa-energji-elektrike-ne-tirane-foto-110211" }