Ç'ndodhi në dasmën e Sinanit? Detajet e festës luksoze nga ‘’50 hijet e Grey-t’’ te puthja më e gjatë që keni parë ndonjëherë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:47 28-08-2015

Një dasmë e quajtur madhështore nga të ftuarit për nga detajet e organizimit dhe parave të shpenzuara aty.

Sinan Hoxha u martua me Andrra Destanin në ceremoninë te ‘’Xibraku’’ në periferi të Tiranës. Fillimisht çifti është celebruar, duke i thënë ‘’Po’’ njëri-tjetrit, duke u puthuar në fund, në puthjen më të gjatë që mund të keni parë te personazhet publikë shqiptarë.

Më pas ata kanë hyrë me kolonën zanore të filmit ‘’50 hijet e Greyt’’, ‘’Love me like you do’’, shoqëruar me violinçel.

Këngëtari Hoxha e mori nusen e tij me helikopter  nga Kumanova, por nuk munguan as detajet që hapën debat në rrjetet sociale, si mbledhja e parave që s’mbaronin me fshesë nga kamerierët e ‘’Xibraku’’-t.

Dasma ka kaluar me hare dhe këngë. Shumë prej VIP-ave të pranishëm postuan që dje fotot super të lumtur për prezencën aty, por kishte edhe nga ata që ironzuan me mospjesmarrjen, si Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Artiola Toska, Bujar Qamili, Sinan Vllasaliu, Muharrem Ahmeti, Manjola Nallbani, Shyrete Beluli, këta kanë qenë disa nga këngëtarët e njohur që kanë nderuar Sinan Hoxhën.

Ceremonia u hap nga Rozana Radi dhe Soni Malaj në ritmet e "Goce Tirone" nga zëri i Artiola Toskës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034790992736816
array(1) { ["section"]=> string(126) "c-ndodhi-ne-dasmen-e-sinanit-detajet-e-festes-luksoze-nga-50-hijet-e-grey-t-te-puthja-me-e-gjate-qe-keni-pare-ndonjehere-19398" }