Ç’po ndodh me lojtarët tanë?! Një tjetër futbollist i jep fund martesës 12-vjeçare

Publikuar tek: sport, më 16:29 23-02-2018 Ç’po ndodh me lojtarët tanë?! Një tjetër futbollist i jep fund martesës 12-vjeçare

Duket se për lojtarët shqiptarë që përfaqësojnë Kombëtaren e Zvicrës, jeta në çift nuk është edhe aq interesante sa është ajo në fushën e lojës ku kanë arritur të triumfojnë edhe të marrin plot suksese.

Vetëm pak kohë pas ndarjes nga bashkëshortja e Blerim Xhamailit, edhe lojtari tjetër Valon Berhami i ka dhënë fund martesës së tij 12 vjeçare me Elenën.

Lajmin për ndarjen nga bashkëshortja e ka konfirmuar edhe vetë lojtari në profilin e tij në "Twitter".

"Me këtë dëshiroj të shpjegoj se marrëdhënia ime me Elena Bonzani ka mbaruar pas 12 vjetësh. Ju lutem dhe shpresoj shumë që nuk do të ketë spekulime të pakëndshme rreth situatës sonë", ka shkruar ai. Kujtojmë që çifti kanë dy fëmijë bashkë, Sofian 9 vjeçare dhe Isabelën vetëm 1 vit e gjysmë./ newsport.al

u3_Behrami4-9002_copy.jpg

 

val.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SULMI i PAPRITUR ndaj ERNEST GJOKËS, FSHF merr një vendim për ndeshjen e rëndësishme
»
Article Logic
Execution time: 0.004256010055542
array(1) { ["section"]=> string(87) "c-po-ndodh-me-lojtaret-tane-nje-tjeter-futbollist-i-jep-fund-marteses-12-vjecare-111226" }