Ç’po ndodh me qeverinë? Rama takohet me Metën 2 herë në pak ditë, te “Vila 31" edhe ministrat

Publikuar tek: politike, më 10:15 13-11-2015 Ç’po ndodh me qeverinë? Rama takohet me Metën 2 herë në pak ditë, te “Vila 31

Krerët e koalicionit qeverisës takohen te "Vila 31". Ky është takimi i parë brenda pak ditësh për qeverinë Rama-Meta. Krahas dy liderave Edi Rama e Ilir Meta të pranishëm në këtë takim janë edhe krerët e grupeve parlamentare Petrit Vasili dhe Gramoz Ruçi.

Në takim kanë shkuar gjithashtu, Spartak Braho, Erjon Braçe si dhe ministrat Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri dhe Ilir Beqaj.

Nuk dihet ende se për çfarë janë mbledhur në takim për të dytën herë në pak ditë krerët e koalicionit. Ky takim vjen fill pas ndryshimit të parë në qeveri, pra dorëheqjes së ministrit Nasip Naço dhe ardhjes në vend të tij të  Ylli Manjanit. A do të ketë të tjera ndryshime në qeveri? Kjo është pyetja më e madhe që shtrohet në vazhdën e “impuseve të reja”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas sherrit me Beqajn, Deda i përvishet Braçes: Të ka lënë Zoti përgjysmë
Emaili i Brisida Shehajt: “Urgjent analizën, sidomos nga drejtoria e VIP”. 73 mijë të larguar nga tatimet »
Article Logic
Execution time: 0.093219995498657
array(1) { ["section"]=> string(95) "c-po-ndodh-me-qeverine-rama-takohet-me-meten-2-here-ne-pak-dite-te-vila-31-edhe-ministrat-25317" }