Ç’po ndodh në kampin e maxhorancës? Deklarata të shpeshta për votim dhe…pjesmarrja e ulët

Publikuar tek: politike, më 17:15 21-06-2015 Ç’po ndodh në kampin e maxhorancës? Deklarata të shpeshta për votim dhe…pjesmarrja e ulët Edi Rama në fushatë

Dy detaje të rëndësishme u vunë re sot gjatë zgjedhjeve dhe të dyja duket se lidhen ngushtësisht. Pjesmarrja e ulët në zgjedhje, që deri më tani 60 minuta para përfundimit të votimit ka arritur vetëm 38% në të gjithë vendin dhe deklaratat e shpeshta të PS-së për nxitjen e zgjedhësve për të votuar.

Gjatë ditës u vunë re dy-tre prirje përqindjesh të çuditshme për pjesmarrjen në votime. Kukësi për shembull kishte një nga përqindjet më të larta, krahasuar me të gjitha qarqet e tjera dhe deri më tani kryeson, po të marrësh parasysh gjendjen e përgjithshme të banorëve të këtij qarku, të cilët kanë shënuar shifra të larta emigracioni në këto ditë.

Ndërkohë që Vlora, që njihet shpesh me termin ‘’bastion i majtë’’, duke iu referuar mbështetjes të së majtës, shënon një nga shifrat më të ulta, 24%. Po kështu shifër të ulët ka shënuar edhe Korça, kurse Durrësi shënon një shifër të mirë, në krahasim me qarqet e tjerë 34%.

Po cilëve votues po u drejtohet e majta me deklaratat e shpeshta nga selia e PS-së? Pse Rama sot bëri kryesisht thirrje për pjesmarrje në votime me argumentin se ‘’askush nuk ka gojë të ankohet po nuk votoi’’?! Asaj që po i frikësohen të majtët është pjesmarrja e ulët në ‘’bastionet e tyre’’ dhe rrjedhimisht marrjes së më pak votave për ta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situatë bllokuese në burgje, në Rrogozhinë s’ka patur votime dhe në Shën Koll 3 orë bllokim
Tabaku: Stafi i IPR marketing tentoi të manipulojë rezultatin, u kapën në flagrancë duke hedhur fletë të plotësuara »
Article Logic
Execution time: 0.022434949874878
array(1) { ["section"]=> string(94) "c-po-ndodh-ne-kampin-e-maxhorances-deklarata-te-shpeshta-per-votim-dhe-pjesmarrja-e-ulet-14247" }