Ç’po ndodh në Tiranë…Dhjetëra punime artistike llamburisin natën në lulishten pranë presidencës

Publikuar tek: kulture-art, më 13:44 04-12-2016 Ç’po ndodh në Tiranë…Dhjetëra punime artistike llamburisin natën në lulishten pranë presidencës Nje nga punimet artistike te vendosura ne lulishten perballe Rogner, koleksion privat i vellezerve italiane Overi

Nëse do të dalësh në mbrëmje në Tiranë, në lulishten përballë hotel Rogner, do të shohësh disa vepra e punë artistike që llamburisin e janë vendosur vetëm pak ditë më parë. 

Bëhet fjalë për një ekspozitë të re, të artistit Italian Marco Lodota, koleksion privat i dy vëllezërve biznesmenë italianë, David e Gianni Overi, raporton newsbomb.al.

Sjell enkas për kryeqytetin nën kujdesin e bashkisë së Tiranës, do të qëndrojnë aty për të zbukuruar qytetin për festa për plot një muaj.

Një koleksion mresëlënës që të lë disi pa frymë për shkak të madhështisë së tyre, por edhe artit të vecantë që përcjellin. Formitalia dhe Mirabili, dy kompanitë e vëllezërve Overi, sjellin këto punime në Tiranë, ndërkohë që kanë shëtitur në gjithë kryeqendrat e botës, raporton newsbomb.al.

Madje vetë artisti në 8 dhjetor do të jetë në kryeqytet, në bashkëbisedim jo vetëm me autoritetet lokale që kanë mirëpritur artistin, por edhe me qytetarët. Të paktën, kryeqyteti duket më shumë se evropian në këtë prag festash të fundvitit. 

ba

ba3

ba2

ba1

ba5

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kisha apel politikanëve të korruptuar dhe... një mesazh për të rinjtë që kanë ëndërr vetëm të ikin nga Shqipëria
“Gang City”, kjo foto e Shqipërisë të kapur nga krimi i organizuar ekspozohet në Venecia »
Article Logic
Execution time: 0.027974128723145
array(1) { ["section"]=> string(101) "c-po-ndodh-ne-tirane-dhjetera-punime-artistike-llamburisin-naten-ne-lulishten-prane-presidences-61547" }