Ç’punë ka Top Channel me jetën private të Ballës?!

Publikuar tek: analiza-komente, më 11:49 22-04-2015 Ç’punë ka Top Channel me jetën private të Ballës?!

Personalisht duhet të ndihesha mëse i kënaqur për kryqëzimin dhe sulmin që iu bë Sokol Ballës. Dy vjet më parë, ai ndërhyri tek Karlo Bolino, botues i "Shqiptarja.com" që unë të largohesha si kryeredaktor i kësaj gazete, sepse vendosa të botoja lajmin për emërimin e ish-drejtoreshave të bashkisë së kohës së Ramës si drejtoresha të rëndësishme në qeverisje. Mes tyre edhe gruaja (ish) e Ballës.

Gjithçka u shoqërua edhe me një mesazh "siçilian" të Ballës... Por nuk ndihem aspak i kënaqur. Madje ndihem i neveritur. I neveritur nga njerëzit që bredhin lart e poshtë me kamera të fshehta, me stilolapsa, kopsa e celularë. Që përpiqen që urrejtjen e tyre, qejmbetjet apo çdo mllef ndaj njeriut, t'ia nxjerrin në publik.

Një ushtri përgjuesit, spiunësh, paparacësh, zvarritësish që futen kudo, provokojnë e pastaj bëhen heronj. E kam edhe për disa emisione "investigative", virusi i të cilave tashmë kapi edhe vetë Ballën, ndërsa frika duhet të na kapë të gjithëve.

Duhet të kemi kujdes me kë flasim, si flasim, sepse nëse i mbetet qejfi nesër shokut apo shoqes t’i nxjerr në publik. Nuk duhet të bëjmë lojëra erotike me gratë e të dashurat sepse nëse ndahesh nesër t’i nxjerr në publik. Vijini një emër këtyre, sepse përveçse by...llëk unë s'di tjetër, pa fyer LGBT-në.

Nga ana tjetër më duket budallallëk që Balla të pushohet, apo të pezullohet, nëse ai vetë nuk e merr një vendim të tillë. Balla pavarësisht se si e drejton emisionin, nuk duket se e ka tradhëtuar ndonjëherë besimin e shikuesve.

Nëse ai vetë merr përsipër që sa herë të dalë në ekran të mbajë gjykimet dhe paragjykimet e popullit tonë që nuk luan kurrë me dorë me veten, atëherë Top Channel ç'punë ka me të?! Me jetën e tij private.

Nëse Topi merr këtë vendim, ai ka dhënë urdhërin e dytë (pas atyre që ka bërë Fiks Fare me Ylli Pangon) për masakrimin e privatësisë së njerëzve publikë në Shqipëri...

 Marrë nga profili në ''Facebook''

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035430192947388
array(1) { ["section"]=> string(53) "c-pune-ka-top-channel-me-jeten-private-te-balles-9408" }