Çaçi: Në fushatë kam shpenzuar 3500 euro, rivalët tallen me fukarrallëkun e popullit

Publikuar tek: politike, më 09:34 11-06-2015 Çaçi: Në fushatë kam shpenzuar 3500 euro, rivalët tallen me fukarrallëkun e popullit

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i cili garon si i pavarur në qarkun e Fierit ka denoncuar shpenzimet në lidhje me fushatën elektorale të dy rivalëve, Armando Subashit dhe Enkelejd Alibeajt. Ai ka kërkuar hetim “për milionat që hidhen për imazh dhe që tallin fukarrallikun e popullit”, sipas tij.

 “Vetëm më pak se një kilometër rrugë në qytetin e Fierit posterat dhe billborderat e kandidatëve të partive të mëdha kushtojnë mbi 200 mijë euro sepse një billboard kushton nga 1500 deri në 3500 euro në muaj. Po ku i gjetën paratë këta kandidatë? Kujt i bëjnë karshillik këta me miliona të harxhuara për imazhin e tyre? Njerëzit po luftojnë për bukën e gojës, janë në mjerim, dhe këta shpenzojnë shuma marramendëse për tu tallur me këtë fukarallëk. Kjo tregon sa larg halleve të njerëzve janë vërtetë këta kandidatë që kërkojnë votën e popullit”, tha Çaçi.

Albert Çaçi tha se për këtë fushatë me mundësitë dhe mbështetjen e dashamirësve të tij ka shpenzuar vetëm 3500 euro për një makinë lëvizëse dhe disa postera letre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duma: Do ndërtojmë 500 banesa sociale, s'do ketë më përmbytje në Durrës
Kandidati Halilaj padit për shpifje deputetin Flamur Noka »
Article Logic
Execution time: 0.018234968185425
array(1) { ["section"]=> string(88) "caci-ne-fushate-kam-shpenzuar-3500-euro-rivalet-tallen-me-fukarrallekun-e-popullit-13259" }