Cadiz kundër Real Madridit: Ata ishin superior, por duhet të përjashtohen nga Kupa

Publikuar tek: sport, më 18:28 03-12-2015 Cadiz kundër Real Madridit: Ata ishin superior, por duhet të përjashtohen nga Kupa

Klubi i Cadiz ka dërguar një shkresë zyrtare në Federatën Spanjolle ku kërkon eleminimin e Real Madridit nga Kupa e Mbretit për shkak të gafës të ndodhur ndeshjen e luajtur ditën e djeshme.

Në përballjen 3-1 të fituar nga Reali, klubi madrilen aktivizoi edhe sulmusin rus Cheryshev, i cili nuk duhej hedhur në fushë pasi sezonin e kaluar kur ishte pjesë e Villarealit në të njëjtin kompeticion kishte plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, për të munguar në sfidën pasardhëse.

Presidenti i Cadiz, Manuel Vizkaino ka deklaruar se klubi i tij ka raporte të mira me Realin, por janë të detyruar të kërkojnë eleminimin e tij, pasi rregullat mbeten rregulla.

“Ditën e sotme kemi dërguar një shkresë zyrtare, ku kërkojmë eliminimin e Realit nga Kupa e Mbretit, Përballjen e djeshme e kemi humbur me meritë, pasi kundërshtari ka qenë superior, por neglizhenca e drejtuesve të klubit madrilen, na favorizon që të vijojmë aventurën në Kupë”, ka thënë ai. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barazimi me Gjeorgjinë e zbret Shqipërinë me dy vende në renditjen e FIFA
Besart Berisha kujtohet për Shqipërinë, kërkon Europën »
Article Logic
Execution time: 0.12031483650208
array(1) { ["section"]=> string(86) "cadiz-kunder-real-madridit-ata-ishin-superior-por-duhet-te-perjashtohen-nga-kupa-26893" }