“Çadra e Lirisë” kthehet në atraksion turistik (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:20 04-05-2017 “Çadra e Lirisë” kthehet në atraksion turistik (Foto)

Ka plot 75 ditë tashmë, e ashtuquajtura Çadra e Lirisë, që qëndron në mes të një prej rrugëve më të rëndësishme në Tiranë, midis Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, e nuk ka si të mos tërheqë vëmendjen edhe të shtetasve të huaj që kanë nisur të vizitojnë kryeqytetin.

Një grup turisëtsh nga vende të ndryshme të botës kanë hasur sot kryeministrin Edi Rama teksa shkonte në Presidencë, ku do takohej me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Disa prej tyre janë habitur kur kanë mësuar se çfarë po ndodhte, të kuriozuar nga prezenca e madhe e mediave.

Por disa të tjerë janë treguar më “guximtarë” duke shkuar për vizitë te çadra e protestës.

Siç edhe shihet në foton më poshtë, ata nuk kanë ngurruar të shkrepin edhe disa foto me protestuesit aty.

degre4h4hjjj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0241379737854
array(1) { ["section"]=> string(55) "cadra-e-lirise-kthehet-ne-atraksion-turistik-foto-77511" }