Çadra me drita te kryeministria, Parreno ka marrë “copy- paste” punën në Muzeun e Artit në Filadefia

Publikuar tek: politike, më 14:01 17-07-2015 Çadra me drita te kryeministria, Parreno ka marrë “copy- paste” punën në Muzeun e Artit në Filadefia Cadra me drita e vendosur ne Muzeun e Artit ne Filadelfia

Zbulohet më në fund ideja se ku Philipe Parreno e ka gjetur çadrën gjithë drita që e ka vënë në hyrje të kryeministrisë. 

Eshtë një punim i tij i tetorit 2012 i ekspozuar në Muzeun e Artit në Filadelfia. Siç paraqitet në fotot e sjella ekskluzivisht për newsbomb.al, duket se artisti nuk është ndalur aspak të marrë një punë të tijën “copy-paste” dhe ta vendosë atë në godinën më unikale në Shqipëri, që është godina e kryeministrisë.

Vepra e ekspozuar në Filadelfia, nuk ka asnjë ndryshim nga ajo që është vendosur në kryeministri. Parreno ka marrë pjesë në Dancing around the Bridge, dhe ende nuk e kuptojmë idenë e artistit se pse e ka vendosur këtë çadër në godinën e kryeministrisë.

kryeministria

Përfundimisht, duket se nuk ka më ide të reja që të bëjnë diferencën, por thjesht kopjime të punëve për të përfituar diçka më shumë.

Çadra e vendosur në godinën unikale të kryeministrisë, është kundërshtuar nga të gjithë ekspertët e fushës për “ndërhyrjen” në një godinë që ruhet në bazë të ligjit për Trashëgimninë, edhe pse Këshilli i Restaurimit në mënyrë të shpejtë ka marrë vendimin për të ndërhyrë në fasadë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta i shoqëruar nga bashkëshortja Kryemadhi: Zoti shpërbleftë sakrificat e besimtarëve
PS i trembet rrezikut elektoral “Meta-LSI”, Rama sot urdhër Asamblesë: Të shkojnë 150 mijë anëtarësime »
Article Logic
Execution time: 0.018446922302246
array(1) { ["section"]=> string(102) "cadra-me-drita-te-kryeministria-parreno-ka-marre-copy-paste-punen-ne-muzeun-e-artit-ne-filadefia-16402" }