'Cakaj', zbardhet TAKIMI në Presidencë: Meta i propozoi Ramës të mbajë postin e ministrit të Jashtëm

Publikuar tek: politike, më 08:36 11-01-2019 'Cakaj', zbardhet TAKIMI në Presidencë: Meta i propozoi Ramës të mbajë postin e ministrit të Jashtëm

Presidenti Ilir Meta refuzoi dje dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, i cili do të zëvendësonte Ditmir Bushatin.

Ndërkohë ky vendim i Metës ka ardhur një ditë pas takimit që ky i fundit ka pasur me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se vëndimin për të mos dekretuar Cakajn, Meta ia ka komunikuar Ramës mbrëmjen e së mërkurës në Presidencë, ku kanë zhvilluar një takim rreth 20 minuta.

Në media është bërë më dije se madje Presidenti i ka dhënë edhe sugjerimet e tij për këtë situatë kreut të qeverisë. Meta i ka propozuar Ramës që t'a mbajë vetë postin e ministrit të Jashtëm, duke ndjekur kështu të njëjtën rrugë si kryeministri grek Aleksis Tsipras.  

Madje kreu i shtetit i ka thënë Ramës që ta propozojë Cakajn si ministër Kulture, në vend të Elva Margaritit. Këtë fakt e konfirmoi edhe shefi i kabinetit të Presidencës, Arben Cici, gjatë një prononcimi në emisionin 'Pressing', në televizionin T7.

'Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur..., ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër', ka treguar ai.

Mosdekretimi i Gent Cakajt ka rritur edhe njëherë tensionet mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Meta në letrën e tij drejtuar Ramës argumentonte arsyet e mosdekretimit të Cakajt, ku ndër të tjera theksonte papërvojën e këtij të fundit si dhe deklaratat për ndryshim kufijsh, që sipas Metës janë të papranushme.

Nga ana tjetër kryeministri Rama e ka pritur keq këtë vendim, ndërsa e ka cilësuar si antikushtetues.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ME VIDEO/ Tha në median holandeze se Shqipëria NUK ËSHTË për në BE, Rama sulmon keq Enkelejd Alibeajn e PD
Eni Çobani shpërthen për skandalin seksual të gjytarit të Fierit: Burrat shqiptarë impotentë »
Article Logic
Execution time: 0.018928050994873
array(1) { ["section"]=> string(103) "cakaj-zbardhet-takimi-ne-presidence-meta-i-propozoi-rames-te-mbaje-postin-e-ministrit-te-jashtem-148326" }