Caktimi i kryprokurorit të ri, reagon Donal Lu: Kushtetuta është e qartë, të respektohet ligji

Publikuar tek: politike, më 13:38 07-12-2017 Caktimi i kryprokurorit të ri, reagon Donal Lu: Kushtetuta është e qartë, të respektohet ligji

Në ditën e sotme, kur skadon edhe mandati i kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla, e ndërkohë që Komisioni i Ligjeve ka nisur diskutimet për çeljen e procedurës vjen edhe reagimi i ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

Ambasadori amerikan apelon që të zbatohet ligji dhe Kushtetuta për këtë çeshtje, pas qëndrimit kundër të PD me atë që kërkon mazhoranca.  

"Kushtetuta dhe Ligji për prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA-së mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Kuvendit. Ne nxisim Parlamentin që të respektojë ligjin", shkruan ambasadori Donald Lu. 

Kujtojmë se OPDAT dhe EURALIUS sugjerojnë shumicë të thjeshtë, lidhur me caktimin e prokurorit të përgjithshëm.  

 

ambasada.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0041618347167969
array(1) { ["section"]=> string(98) "caktimi-i-kryprokurorit-te-ri-reagon-donal-lu-kushtetuta-eshte-e-qarte-te-respektohet-ligji-102275" }