Caktohet arbitri për ndeshjen e Shqipërisë me Francën

Publikuar tek: sport, më 15:26 12-06-2016 Caktohet arbitri për ndeshjen e Shqipërisë me Francën

UEFA ka përzgjedhur skocezin William Collum për të arbitruar ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë që do të luhet më datë 15 në orën 21:00.

Ndërkohë, asistentë të Collum do të jenë tre skocezët e tjerë Francis Connor, Bobby Madden dhe John Beaton, si dhe Damien MacGraith nga Irlanda e Michael Oliver nga Anglia.

Humbja me Zvicrën në ndeshjen e parë të Euro 2016, e detyron Kombëtaren shqiptare të futet në fushën e lojës për të siguruar të paktën 3 pikë, në mënyrë që të mbahet gjallë shpresa për një kalim të mundshëm të grupit.

Sa i përket Francës, vendasit do të jenë më të qetë në ndeshjen e dytë, jo vetëm për faktin se udhëheqin grupin me tre pikë, por përballë kanë një kundërshtar që nuk cilësohet favorit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet shqiptari që pushtoi mediat botërore: Vizatimi i fytyrës, është kthyer në traditë për mua
UEFA nis hetimin ndaj Shqipërisë, rrezikojmë dënimin »
Article Logic
Execution time: 0.018949031829834
array(1) { ["section"]=> string(59) "caktohet-arbitri-per-ndeshjen-e-shqiperise-me-francen-43271" }