Call – Center: Ligji i ri, si do "mbijetojnë" në Shqipëri firmat italiane

Publikuar tek: ekonomi, më 13:20 11-12-2016 Call – Center: Ligji i ri, si do

Vetëm pak ditë më parë në Itali, senati kaloi një projekt ligj që ka si qëllim shtrëngimin dhe marrjen e masave për  të parandaluar transferimin e firmave call-center drejt vendeve ku krahu i punës dhe taksat janë më pak të kushtueshme se në vendin mëmë.

Kompanitë e mëdhaja dhe të konsoliduara që tashmë kanë zënë baza të forta në Shqipëri dhe që operojnë prej vitesh, shprehen se; ligji ku klienti ka te drejtë t’i referohet një italiani për problemin apo shitjen ndaj një produkti ka qënë dhe më parë dhe ishte e drejtë e klientit të kërkonte që marrëveshjen për blerjen e produktit ta kryente me nje italian. Ndryshimi tashmë me ligjin e ri është se, në qoftë se klientit nuk i plotësohet kushti për tratativë me një italian, call - centeri gjobitet nga 50 mijë euro deri ne 100 mijë euro.

Drejtues dhe menaxherë të ktyre bizneseve për t’u përgjigjur ligjit dhe për të qënë korrekt, shprehen se bizneset italiane call center e kane më të lehtë të paguajnë një italian dhe ta dërgojnë si asistent pranë fushatave të marketingut ne Shqiperi, sesa ti spostojnë në Itali ku ky biznes do kishte falimentuar prej kohesh , nëse nuk do ishin shtete si Shqipëria që mundësojne kushtet për një biznes te tillë. Duket se kanë filluar dhe gjetjet e para për të mbajtur në këmbe burimin e mijëra vendeve pune që ofron ky sektor në vendin tonë. Shumë të rinj e të reja, përfshirë dhe familjar kanë si bazë kryesore fitimi punsimin në këtë biznes./  Endri Mema-Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041138172149658
array(1) { ["section"]=> string(73) "call-center-ligji-i-ri-si-do-mbijetojne-ne-shqiperi-firmat-italiane-62300" }