Cameron: Britania dëshiron të rihapë ambasadën në Teheran

Publikuar tek: bota, më 19:59 17-07-2015 Cameron: Britania dëshiron të rihapë ambasadën në Teheran

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani, më të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve, pas marrëveshjes së arritur për programin bërthamor.

Një prej zëdhënësve të kryeministrit britanik, tha se Cameron ka shprehur përkushtimin e tij për rihapjen e ambasadës në Teheran pas mbylljes në vitin 2011.

"Kryeministri në mënyrë të qartë tha se mbetet i përkushtuar për të rihapur Ambasadën britanike në Teheran dhe të dy zyrtarët ranë dakord se ministrat e Jashtëm duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjet e mbetura," ka thënë zëdhënësi.

Ambasada britanike në kryeqytetin e Iranit u mbyll në vitin 2011 pasi u shkatërrua gjatë protestave kundër perëndimit.

Gjatë bisedës telefonike me Rouhanin, Cameron shprehu shpresën se marrëveshja me Iranin do të jetë një fillim i ri i marrëdhënieve dypalëshe midis Britanisë së Madhe dhe Iranit.

Lexo edhe: “Ekonomia dhe Kosova”, temat që presin lëvizjen e Shqipërisë në marrëdhëniet me Iranin

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026154041290283
array(1) { ["section"]=> string(62) "cameron-britania-deshiron-te-rihape-ambasaden-ne-teheran-16426" }