Cameron optimist për shmangien e “Brexit”-it

Publikuar tek: bota, më 19:16 13-02-2016 Cameron optimist për shmangien e “Brexit”-it

Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh besimplot rreth mundësive të një marrëveshjeje të qëndrueshme të vendit të tij për të qëndruar në Bashkimin Evropian, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel ritheksoi vullnetin e saj për shmangien e fenomenit “Brexit”.

”Nëse nuk do të arrihet asnjë lloj marrëveshjeje, atëherë unë nuk përjashtoj asgjë. Por, kam bindjen se do t’ia dalim dhe nëse do e ndërmarrim këtë hap, ndihem i sigurtë se do të fitojmë në referendum si një shans i mirë për Britaninë e Madhe, i mirë për Gjermaninë dhe për mbarë Evropën në tërësi”, deklaroi udhëheqësi britanik ndërsa u takua në Hamburg me kancelaren gjermane, Merkel.

“Përsa i takon rolit të Britanisë së Madhe në Evropë, gjithnjë kam qenë besimplotë në faktin se të gjithë bashkë do të ndërmarrim reformat që do t’i përgjigjen pritshmërive britanike, gjithnjë në funksion për mbarë Evropën”, shtoi ai.

“Britania e Madhe ka qenë gjithnjë një vend i hapur për sugjerime dhe mirëkuptim. Nuk do të kisha dashur kurrë të prishja urat e bashkëpunimit dhe të tërhiqeshim nga bota”, u shpreh ai, në pritje të organizimit të një referendumi mbi qëndrimin ose jo të vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022078037261963
array(1) { ["section"]=> string(48) "cameron-optimist-per-shmangien-e-brexit-it-32490" }