Cameroon, shpërthejnë 4 kamikazë, të paktën 29 të vdekur, 30 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 17:05 25-01-2016 Cameroon, shpërthejnë 4 kamikazë, të paktën 29 të vdekur, 30 të plagosur

Qytetin Bodo në Cameroon sulmohet nga 4 kamikazë, të cilët arritën të vrasin të paktën 29 persona, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur.

Dy nga kamikazët shpërthyen në qendër të tregut të Bodosë, ndërsa dy të tjerët në hyrje dhe në dalje të qytetit, raporton reuters.com. Asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin deri tani, por autoritetet e vendit dyshojnë se sulmi ka ardhur nga organizata islamike Boko Haram. 

Kjo nuk është hera e parë që qyteti Bodo sulmohet nga organizata islamike, Boko Haram. Në fund të Dhjetorit të vitit 2015, dy gra kamikazë shpërthyen në hyrjen e qytetit. Ndërkohë, 8.700 ushtarë të Cameroon-it janë përmbledhur për të luftuar organizatën islamike, duke patur ndihmë nga Nigiria dhe nga SHBA-ja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026583909988403
array(1) { ["section"]=> string(75) "cameroon-shperthejne-4-kamikaze-te-pakten-29-te-vdekur-30-te-plagosur-30899" }