Çamët pa aleanca, Idrizi: “Nesër mbledh Këshillin”. Lidhja me Ramën, deputeti Karamani

Publikuar tek: politike, më 14:48 12-03-2015 Çamët pa aleanca, Idrizi: “Nesër mbledh Këshillin”. Lidhja me Ramën, deputeti Karamani Nje nder mbledhjet e Keshillit Kombetar te PDIU

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, (PDIU) nuk ka vendosur ende për koalicionet parazgjedhore. Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, ekskluzivisht për newsbomb.al përgënjeshtron zërat për arritje marrëveshjeje me ndonjë nga forcat politike. 

“Nuk kemi vendosur ende asgjë. Jemi të hapur për negociata. Tani nisin të gjitha përpjekjet për finalizimin e marrëveshjeve. Nesër do të mbledhim Këshillin Kombëtar të PDIU për të vendosur se si do të procedojmë në zgjedhjet lokale” deklaroi Shpëtim Idrizi për  newsbomb.al.

Në fakt, ndër kërkesat kryesore të çamëve janë zonat e lira që kërkohen për Peqinin, Rrogozhinën, Konispolin, si bashkitë më kryesore. E ndoshta në këtë treg kërkesë-ofertë, kush i pranon kushtet e PDIU mund të firmosë marrëveshjen shumë shpejt.

Shpëtim Idrizi pritet të marrë mandatin nesër nga Këshilli Kombëtar i PDIU për të vendosur mbi negociatat, të cilat, parashikohet të zhvillohen javën e ardhshme. Edhe pse PDIU është vendosur në koalicionin opozitar, jo pak herë, votat e çamëve në kuvend kanë vajtur drejt maxhorancës.

Një fakt të tillë e ka kushtëzuar edhe marrëdhënia e mirë dhe e ngushtë që kanë kryeministri Rama me një prej deputetëve të PDIU, Aqif Karamani, i zgjedhur si deputet në Peqin. Madje, të gjithë e dinë se dy politikanët, janë takuar shpesh mes tyre. Madje, Rama është takuar me zotin Karamani, me shpesh sesa mund të takohet me Shpëtim Idrizin që e ka pasur një ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, derisa ky i fundit vendosi të largohej nga PS për t’iu bashkuar partisë së çamëve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bogdani: Edhe pse pushteti shpresoi për dhunë, PD paqësore
PD: Në protestë 300 mijë veta, policia të identifikojë personat nën armë thirrur nga Meta »
Article Logic
Execution time: 0.019715070724487
array(1) { ["section"]=> string(85) "camet-pa-aleanca-idrizi-neser-mbledh-keshillin-lidhja-me-ramen-deputeti-karamani-5700" }