Cana 5 minuta pas përfundmit të ndeshjes urdhër skuadrës: Hani bukë dhe flini gjumë, nesër në mëngjes në stërvitje

Publikuar tek: sport, më 21:57 04-09-2015 Cana 5 minuta pas përfundmit të ndeshjes urdhër skuadrës: Hani bukë dhe flini gjumë, nesër në mëngjes në stërvitje

Kapiteni Lorik Cana nuk ka ndërmend të humbasë shumë kohë me barazimin historik të arritur sot në Kopenhagen kundër Danimarkës, pasi mendjen e ka te përballja e radhës, asaj kundër Portugalisë.

Cana ka treguar se menjëherë pasi ka përfunduar ndeshja i ka thënë shokëve të skuadrës që të shkojnë të hanë bukë dhe flenë gjumë, pasi nesër në mëngjes i do në stërvitje.

“I thash çunave që tani do shkojmë për të ngrënë bukë dhe të flemë gjumë, pasi nesër në mëngjes do të jemi në stërvitje”, ka deklaruar kapiteni shqiptar për TVSH-në.

Shqipëria do të luaj pas tre ditësh kundër Portugalisë në “Elbasan Arena”, një ndeshje po aq e rëndësishme sa edhe kjo e luajtur sot në mbrëmje ndaj Danimarkës.

Lexo edhe: Shqipëria e De Biasit merr 1 pikë në Danimarkë dhe bën historinë, zyrtarisht në play-off

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria e De Biasit merr 1 pikë në Danimarkë dhe bën historinë, zyrtarisht në play-off
U21/ Shqipëria barazon me Izraelin në “Qemal Stafa” »
Article Logic
Execution time: 0.0041630268096924
array(1) { ["section"]=> string(118) "cana-5-minuta-pas-perfundmit-te-ndeshjes-urdher-skuadres-hani-buke-dhe-flini-gjume-neser-ne-mengjes-ne-stervitje-19987" }