“Nga shkolla në stadium, mënyra e drejtë për të mbështetur sportin”, kjo është rruga e pasionit për futbollin dhe fushata e ekipit të Lazios në mbështetje të futbollit dhe kundër huliganizmit.
Në takimi e sotshëm me nxënësit e shkollave ishin të pranishëm futbollistët shqiptar Cana e Berisha. Lorik Cana foli për karrierën e tij si dhe për rreziqet e stimulantëve në sport.
“Momenti më i lumtur për mua ka qenë kur kemi fituar Kupën e Italisë. Pastaj debutimi me PSG dhe kur kam veshur për herë të parë fanellën e kombëtares. Ndërsa ndeshja më e vështirë ka qenë kur kam luajtur kundër Van Persie”, u shpreh Cana.
Ndërsa portieri Etrit Berisha tha se moment më i lumtur ishte kur ka luajtur për herë të parë me kombëtaren shqiptare. Futbollistët transmetuan te nxënësit e rinj të shkollave edhe mesazhe kundër huliganizmit në çdo sport dhe në veçanti në futboll.