Cana komenton golin e Portugalisë: Një leksion për ne, por djemtë po japin gjithçka. Rama: Respekt për kuqezinjtë

Publikuar tek: sport, më 22:33 07-09-2015 Cana komenton golin e Portugalisë: Një leksion për ne, por djemtë po japin gjithçka. Rama: Respekt për kuqezinjtë Lorik Cana

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana është i dëshpëruar për ndëshkimin e pamerituar në minutën e fundit shtesë nga Kombëtarja Portugeze. Për Canën goli i Velosos është një leksion për ekipin, edhe pse djemtë po bëjnë të pamundurën për të patur sukses. Kurse kryeministri Edi Rama ka komentuar pas përfundimit të ndeshjes së Kombëtarja meriton mirënjohjen e shqiptarëve.

“Është gja e vështirë…Nga një goditje, duke menduar se e kemi barazimin dhe most ë përqëndorohemi deri në fiund. Duhet të shohim gjërat që kemi gabuar se ishin disa momente gjatë ndeshjes që mund ta kishim pësuar. Kjo është e vështirë kur e kemi pësuar.

Na ka munguar fati, por edhe Portugalisë në pjesën e parë që kemi shpëtu, ishte një moment në pjesën e dytë kur ekipi mori lojën dhe Portugalia ra pak fizikisht dhe moralisht, por kur ul përqëndrimin e pëson.

Kemi dy ndeshje dhe besoj se kemi fatin tonë në dorë akoma. Me kërku më shumë se çka janë duke dhëënë këta djem është e vështirë, mundet me përmirësu disa gjana. Po bëjmë ndeshje dhe jemi duke u krenuar.

Nuk e di ça të them se ishte një moment, në krahë ishte Quaresma, topi erdhi te unë, nuk e largova mjaftueshëm duke u penguar nga Quaresma, mandej topi në goditje këndi, janë momentet e fundit që kërkuan dylyftim. Mandej nuk e pashë çfarë ndodhi…

E di që shënoi Veloso, një shtatshkurtër po… Ne nuk jemi në botë ekipi më i mirë dhe më perfekt deri tani, po ekipi duhet ta marrë këtë si një leksion për të mos e përsëritur. Kolegu im portugez më përgëzoi për lojën.

Kemi dy ndeshje për të marrë pikë, të fitojmë njëherë në ndeshjen me Serbinë…

Kur ndodhi një humbje e tillë shikoj nga vetja. Mësojmë bashkë, humbim bashkë, por secili shqiptar mund ta ngrejë kokën lart për Kombëtaren.”, tha Cana për TVSH-në.

Ndërkohë që Edi Rama deklaroi se Kombëtarja Shqiptare po ndeshet si e barabartë me superskuadra.

“Kuqezinjte meritojne mirenjohjen tone qe tashme ndeshemi si te barabarte me superskuadra si kjo e sotmja! ‪#‎Respekt”, shkruan kryeministri që e ka ndjekur në ‘’Elbasan Arena’’ ndeshken.

Tashmë në grup Portugalia ka 15 pikë, Danimarka 12 dhe Shqipëria 11. Më 12 tetor Kombëtarja Shqiptare do të luajë me Serbinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon Shqipëri-Portugali 0 me 1. Triumfojnë portugezët në minutën e fundit
Flet Roshi: Ja pse nuk e pasova topin në aksionin e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.022759199142456
array(1) { ["section"]=> string(115) "cana-komenton-golin-e-portugalise-nje-leksion-per-ne-por-djemte-po-japin-gjithcka-rama-respekt-per-kuqezinjte-20215" }