Cana: Ngjarjet e Podgoricës nuk krahasohen me ato të Beogradit

Publikuar tek: sport, më 14:13 16-04-2015 Cana: Ngjarjet e Podgoricës nuk krahasohen me ato të Beogradit

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka konsideruar të pakrahasueshme ngjarjet që ndodhën në stadiumin e Podgoricës në ndeshjen midis Malit të Zi dhe Rusisë, me ato të ndodhura në Beograd në tetor të vitit të kaluar në përballjen Serbi-Shqipëri.

Cana, i cili do të jetë pjesë e delegacionit shqiptar në Zvicër gjatë seancës në CAS, ka kritikuar UEFA-n se nuk ka mbrojtur vlerat që ajo promovon çdo ditë. Por kapiteni kuqezi, shprhet i bindur se ndikimi i Shqipërisë është duke u rritur dhe kjo bën që zëri ynë të dëgjohet më shumë.

“Zhgënjimi më i madh është që vetë UEFA, e cila është organi kryesor i futbollit europian dhe organizuesi i këtyre garave e i këtij kompeticioni, nuk ka mbajtur vlerat që ajo i promovon çdo ditë. Është e vërtetë që Federata ruse ka më shumë fuqi brenda organeve ndërkombëtare. Fatkeqësisht pesha e Shqipërisë nuk është në këto nivele, megjithatë kombëtarja shqiptare po rritet çdo ditë e më shumë dhe kjo bën që Shqipëria të dëgjohet më shumë. Dy ngjarjet që kanë ndodhur janë absolutisht të pakrahasueshme”, shkruan Cana në facebook.

Më 17 prill CAS do të diskutojë për ankesat e paraqitura nga Shqipëria dhe Serbia, por vendimi për ndeshjen e ndërprerë të Beogradit, pritet të shtyhet për një afat tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Champions/ Porto turpëron Bayern-in, Barcelona mposht PSG
Sot seance për Serbi-Shqipëri, ja çfarë po ndodh në Lozanë »
Article Logic
Execution time: 0.017127990722656
array(1) { ["section"]=> string(66) "cana-ngjarjet-e-podgorices-nuk-krahasohen-me-ato-te-beogradit-8898" }