Cani ndodhej në takim pune kur mësoi lajmin për zyrtarizimin e shkarkimit të tij

Publikuar tek: politike, më 21:32 16-02-2016 Cani ndodhej në takim pune kur mësoi lajmin për zyrtarizimin e shkarkimit të tij

Kryeministri Rama i dha fund këmbënguljes së tij për të mos bërë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Mbrëmë ai i ka komunikuar ministrit të Financave Shkëlqim Cani vendimin për shkarkimin e tij, ndonëse sipas një komunikate të shpërndarë paradite nga qeveria, lihet të kuptohet se gjithçka ka ndodhur sot.

Zëri i Amerikës shkruan se në momentin e njoftimit zyrtar të vendimit të shkarkimit, ministri Cani ka qenë në një takim pune me Bankën Botërore.

Zyra e kryeministrit nuk dha asnjë shpjegim për vendimin dhe motivet që e shtynë kreun e qeverisë për këtë lëvizje. Komunikata mjaftohet me pak rreshta përmes të cilave theksohet se zoti Rama e ka falenduar ministrin Cani “për angazhimin e profesionalizimin e tij ne kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati”.

Në vend të zotit Cani kryeminisri ka emëruar ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj, ndërsa në karrigen e këtij të fundit do të ulet zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga 7 mijë euro për një avion MIG, Ministria shtyn ankandin pas kërkesave të larta
Denoncohet në Prokurori, Kelment Ndoni, kryebashkiaku i Këlcyrës »
Article Logic
Execution time: 0.018754005432129
array(1) { ["section"]=> string(86) "cani-ndodhej-ne-takim-pune-kur-mesoi-lajmin-per-zyrtarizimin-e-shkarkimit-te-tij-32767" }