Cani njofton koncensionin e ri 110 milionë euro, cila është kompania e favorizuar

Publikuar tek: ekonomi, më 15:01 20-01-2016 Cani njofton koncensionin e ri 110 milionë euro, cila është kompania e favorizuar Website i kompanisë

Shkëlqim Cani, ministri i Financave njoftoi sot se një koncension i ri do të realizohet për sistemin e ri elektronik të menaxhimit të TVSH-së dhe se kompania e interesuar quhet ‘M.POS’’.

Koncensioni për tatimet do të jetë thuajse 110 milionë euro dhe kompania do të ndihmojë qeverinë të mbledhë TVSH-në e brendshme, me anë të një kontrate koncensionare prej 10 vitesh.

Sipas zv.ministres së Financave Irena Beqiraj, koncesioni i ri do jetë në investimin fillestar prej 9.57 milionë euro dhe kosto operative vjetore prej 8.2 milionë eurosh.

Po cila është kjo kompani dhe historia e saj me Shqipërinë? ''M.POS'' është një kompani botërore, krijuar që më 1998, me zyra kryesore në Hong Kong. Presidenti i saj është Allen Cheng. Dhe ka qenë kjo kompani që i ka bërë Ministrisë së Financave propozimin për një projekt të ri, duke e vënë menjëherë në levizje. 

allencheng

Allen Cheng, i treti djathtas, gjatë një marrëveshje të fituar në Kolumbi

Nga ajo që shkruan vetë kompania, ajo është e specializuar në mjete fundore të lëvizshme si dhe në zgjidhjet për pagesat. M.POS është certifikuar me standardin ISO9001:2008 dhe me certifikimin në sistem ISO/IEC27001:2013. Ajo ka degë në Kinë, Meksikë, Kolumbi, Australi etj. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03025484085083
array(1) { ["section"]=> string(86) "cani-njofton-koncensionin-e-ri-110-milione-euro-cila-eshte-kompania-e-favorizuar-30500" }