Cani para komisionit të Ekonomisë zbërthen ndryshimet që kërkon në buxhet: Rritje 3.4% në 2016

Publikuar tek: ekonomi, më 11:41 19-01-2016 Cani para komisionit të Ekonomisë zbërthen ndryshimet që kërkon në buxhet: Rritje 3.4% në 2016

Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka zbërthyer sipas këndvështrimit të tij para komisionit të Ekonomisë ndryshimet që qeveria kërkon në buxhet, me anë të dy akteve, të cilat janë votuar në fund vetëm nga deputetët e maxhorancës.

Sipas Canit këto ndryshime nuk prekin parametrat bazë si të ardhurat dhe shpenzimet, duke shtuar se presin që në 2016 rritja ekonomike të jetë 3.4%

“Nuk është prekur asnjë nga politikat publike për shërbimin ndaj qytetarit, shërbim në shtresat në nevojë. Me këto akte nuk kemi ndryshuar parametrat bazë si të ardhurat dhe nivelin e shpenzimeve. Me dy aktet normative u bë e mundur që ekonomia të përfitonte në maksimumin e mundshëm. Në 2015 rritja ekonomike 2.7%, në 2016 e parashikojmë 3.4%”, theksoi Cani.

“Shohim me përparësi shtresat në nevojë. Arritëm objektivin për rritjen ekonomike 2.7% për 2015. Duke qenë që qeveria ka evidentuar gjatë këtyre kohrave si elementë me rrisk shpronësimet, kanë vonuar, kanë sjellë vonesa unë do të hyj në këtë pikë. Energjia: nëse nuk do ndërhyhej më këtë hua nga buxheti i shtetit s’do furnizoheshim.

Janë shlyer detyrimet e prapambetura edhe më shpejt nga parashikimi, ishim zotuar në fund të 2016, ndaj furnitorëve për mallra dhe shërbime ndaj shtetit për periudhën 8-10 vjet. Ky buxhet ka ndihmuar në nivelin makro, i ka shërbyer më së miri rritjes ekonomike të ekonomisë’’, vazhdoi më tej Cani duke përmendur dy shifra të rritjeve ekonomike në 2013 dhe 2014, përkatësisht 1.1% dhe 2%.

Cani theksoi edhe rënien e papritur në tregun botëror të çmimit të naftës, mineraleve, duke sjellë sipas ministrit parashikimin se do të kemi probleme edhe me normat e interesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031035900115967
array(1) { ["section"]=> string(98) "cani-para-komisionit-te-ekonomise-zberthen-ndryshimet-qe-kerkon-ne-buxhet-rritje-3-4-ne-2016-30382" }