Cani pranon para gazetarëve morealizimin e të ardhurave. Rrit shifrën e informalitetit në 50%: Do marrim 330 milionë dollarë nga operacioni

Publikuar tek: ekonomi, më 13:34 22-08-2015 Cani pranon para gazetarëve morealizimin e të ardhurave. Rrit shifrën e informalitetit në 50%: Do marrim 330 milionë dollarë nga operacioni Shkëlqim Cani

Shkëlqim Cani, ministri i Financave ka dalë më në fund para gazetarëve për të folur për superaksionin e qeverisë kundër informalitetit. Cani ka rritur shifrën e informalitetit. Kryeministri Rama tha 1/3 e biznesve në Shqipëri janë informalë, por Cani sipas llogarive që ka bërë tha se janë 50% e biznesve (1/2).

Ministri ka tentuar të ç'tensionojë situatën në Shqipëri dhe debatet për evazionin dhe mbledhjen e të ardhurave, duke thënë argumentet e tij në mosrealizimin në përputhje me planin, por duke theksuar edhe se janë shifra më të larta se vitet e kaluara.

Cani tha se operacioni do prekë bizneset e karburanteve, duhaneve, si dhe në shënjestër do të jenë edhe profesionet e lira, audituesit dhe kontabilistët. “Bizneset e vogla të përdorin kuponët’’, urdhëroi Cani, duke shtuar se po merren masa për doganierët dhe tatimorët që ligjërisht ta ashpërsojnë dënimin për ata që nxisin evazionin fiskal.

Fjala e plotë e Canit

Dy janë çështjet që ndoshta kanë interes nga ajo që kam ndjekur në media dhe opinionistë: lufta kundër informalitetit dhe së dyti realizimi i të ardhurave që është një gjë e përhershme për arsyet e shmangies etj.

Janë ndjekur edhe kryeministri dhe ministri i Ekonomisë që janë prononcuar. Unë jam shprehur muaj më përpara për këtë fushatën kundër informalitetit. Duke qenë një proces kompleks që çdo faktori t’i gjejmë kohën e duhur ne shpallëm 1 shtatorin kur do ta quajmë që ka filluar në mënyrën më komplekse.

Deri tani janë kontaktuar 45 mijë biznese, rreth 100 mijë janë aktive. Shifrat mund të lëvizin meqë po punojmë në terren. Ne do të na lëvizin shifrat edhe në vazhdim. Tashmë ne e kemi konkluzionin edhe pse jemi të bindur se ky konkluzion varet nga zona gjeografike dhe nga afërsia qendër apo periferi. Ne i qëndrojmë asaj që 1/3 e biznesit është e pafiskalizuar. Ka probleme. Po të përfshijmë edhe ata që s’punojnë me kupon tatimor, informalitetin ne e çmojmë se është në shifrat e 50%.

Ngjason me atë të energjisë si operacion, por ndryshon. Biznesi për bazë ka vetdeklarimin, ne nuk e harrojmë.

Kuptohet që ne nuk e kemi siç mund të jetë perceptuar, pra nuk është një çështje që po ndodh sot. Por që në nëntor, kemi bërë takime me biznesin. Ai është pjesëmarrës. Është marrë mendimi i tij dhe i aktorëve ndërkombëtarë, FMN dhe Harwardi se kemi bashkëpunim me ta. Ministria e Ekonomisë, dhe QKR-ja janë bashkëpunëtore në këtë strategji, Ministria e Rendit por pjesë e kësaj strategjie janë edhe institucionet e tjera.

Fillimin e ka me biznesin e madh. Epiqendër. Nuk do lëmë jashtë edhe pjesë të tjera të biznesit. Unë do përmend kontabilistët, apo auditistët. Në njëfarë mënyre duket si biznes i mesëm, nëse do flasim nuk është sekret që biznesi ka bilance të dyfishta, janë edhe ndërmjetësit që bëjnë punë të dyfishtë.

Do jenë mbi bazë rrisku, faza-faza. Ata që janë më me rrisk. Karburantet, duhanet do preken, te bizneset e mëdha. Profesionet e lira po ashtu. Ndërkohë biznesi i vogël të lëshojë faturat.

Gjykohet që rezultatja e kësaj fushate do jetë 330 milionë dollarë, afërsisht 40 miliardë lekë. Natyrshëm që kjo do të sjellë disa efekte. Rritja e të ardhurave do të çojë te: Ulja e nivelit të taksave, niveli i borxhit publik, investime në shëndetësi dhe arsim, rritje pagash në arsim dhe pensione.

Totali i të ardhurave është 216 miliardë lekë, 10.5 miliardë më pak se plani, por 10 miliardë më shumë se sa viti i kaluar.

Në dogana: 143,8 miliardë lekë, 15.5 miliardë më pak nga planifikimi, 2.5 miliardë lekë më shumë nga viti i kaluar.

Pse të ardhurat janë më pak se planifikimi? Padiskutim janë më shumë se viti i kaluar.

Pse? Janë faktorë që nuk varen nga Ministria e Financave dhe institucionet fiskale, të mos gërmojnë për elementë që janë jashtë. Ka faktorë të përkohshëm, politika fiskale mund t’i neglizhojë. Pjesa e faktorëve të përhershëm aty duhet fokusuar.

Kuponi tatimor është rritur 4.5 herë në krahasim me 2013. Jo se nuk është luftuar informaliteti. Kemi Minus 200 milionë efekti në TVSH (minus 1.7), 0.1 nga rënia e çmimeve të minerareve, nga importi i energjisë 1.3, rënia e normave të interesit 1.2, rritja e GDP efekti 1 miliardë lekë. Inflacioni është 2.5%. Le të themi sikur rritja të jetë 3%. Në total del minus 1% rritja nominale më pak, patjetër që jep ulje.

Sistemi i ri i rritjes së rimbursimit të TVSH është 2.2 miliardë lekë minus. Tani nuk e shtyn dot më dhënien e rimbursimit. Kemi një veçori që duhet ta përmendim: kemi patur taksën e qarkullimit që institucionet e dorëzonin në fund të muajit, tani e kemi zhvendosur, në 15 të pasardhësit. Pra kemi një muaj që nuk e raportojmë, prej 1.5 miliardë lekësh.

Në fund akciza dhe TVSH e cigareve, janë importe më të ulja se vitin e kaluar dhe nga 2012 e të tjerë. Na është dashur një kohë e gjatë për analizë për të gjetur se ku është? Pjesa dërrmuese, 3 miliardë lekë minimum është nga zëvendësimi i importit të cigareve me prodhim vendas. Kemi një ndryshim në ekonomi, pra po prodhohet duhani në vend. Po kështu edhe me energjinë. Qajmë kot përse nuk i kemi mbledhur të ardhurat, shyqyr që kemi prodhim. Ju do thoni nuk e mbledh dogana, ta mbledhin tatimet, dihet se institucionet e energjisë janë me minus. Edhe sikur për duhanin, t’I mblidhnim taksat, ne do mbledhim gjysmë për gjysmë, për vetë sistemin e taksave dhe për të nxitur prodhimin. Pra është një taksë përgjysmë krahasuar me importin. Duhet të gjejmë mënyrën për ta taksuar për arsye se e kemi problem mostaksimin. Duhet të merrnim 1.5, por se merrnim dot se se taksonim.

11 miliardë lekë nuk janë faktorë që kanë sjellë dëm në ekonomi. Kjo nuk është se s’ka vend për mirëadministrim etj.

Një nga elementet bazë është edhe ndëshkimi më i ashpër i punonjësve të Tatimeve dhe Doganave, të quhet ndër krimet e rënda. Ata punonjës që mbështesin evazionin dhe kontrabandën”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029474020004272
array(1) { ["section"]=> string(142) "cani-pranon-para-gazetareve-morealizimin-e-te-ardhurave-rrit-shifren-e-informalitetit-ne-50-do-marrim-330-milione-dollare-nga-operacioni-18936" }