Çarje te e majta/ Idrizi akuzë Ramës e Metës: Ka ikur koha e zgjedhjeve me parim Stalinist, populli voton e ju numëroni

Publikuar tek: politike, më 19:22 02-06-2015 Çarje te e majta/ Idrizi akuzë Ramës e Metës: Ka ikur koha e zgjedhjeve me parim Stalinist, populli voton e ju numëroni Shpetim Idrizi i PDIU, Edi Rama dhe Ilir Meta (nga e majta ne te djathte)

Duket se një konflikt i ri do të duhet të zgjidhet nga partitë aleate të maxhorancës, ndërkohë që punët deri tani po shkonin shumë mirë. 

Paralajmërimi ka ardhur nga Partia per Drejtësi dhe Unitet  e Integrim, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ndërkohë që paralajmërimet e para të tij erdhën nga takimi elektoral i pasdites së sotme në Elbasan.

Shkak për këtë përplasje politike të re brenda maxhorancës, është bërë vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për “caktimin e partive politike të cilave iu lind e drejta të marrin pjesë në shortin për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

Sot KQZ vendosi që partia politike e shumicës parlamentare që ka të drejtë të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015, është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partia politike e opozitës parlamentare, që ka të drejtë të propozojë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015, është Partia Republikane.

E ka kundërshtuar me forcë Shpëtim Idrizi këtë vendim të KQZ, duke e konsideruar një makinacion të PS dhe LSI. Shkak është bazimi i tij në kodin zgjedhor. Sipas Kodit, numëruesi i tretë dhe i katërt përcaktohet pas hedhjes së shortit ne KQZ ndërmjet listës së partive të shumicës dhe opozitës parlamentare që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet në Kuvend. Shorti hidhet për çdo ZAZ, 30 ditë para zgjedhjeve.

Shpëtim Idrizi thotë se ai duhet të jetë pjesë e këtij shorti, dhe se këta numërues duhet të ndahen mes LSI dhe PDIU. Sepse PDIU ka më shumë se dy mandate në zgjedhjet në kuvend. Por juristët e LSI pretenduan se PDIU nuk ka qenë në koalicion me PS më parë, por u bashkuan vetëm tani. Duket se vendimi i KQZ i marrë ditën e sotme, do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

“Nëse Kolegji Zgjedhor, nuk na jep të drejtën e anëtarit në grupin e numërimit, që për ne është shumë e rëndësishme për votat e PDIU, atëherë ne nuk do të shohim për koalicione, por do të mbështesim koalicionin që na mbështet” deklaroi Shpëtim Idrizi nga takimi i Elbasanit, pasditen e sotme.  “Ky është një vendim haptaz antiligjor. Praninë për herë të parë në grupet e numërimit na e jep ligji dhe numri i deputetëve në parlament. Pas votimit të turpshëm të KQZ po u them anëtarëve se ka ikur koha e vjedhjes së votave të PDIU. Do bëjmë ankimim në Kolegj zgjedhor ku u bëj thirrje të zbatojnë ligjin. Do ndjekim problemin në dinamikë dhe do marrim vendimet e duhura për garantimin e zgjedhjeve të ndershme. Ka ikur koha që për zgjedhje të vazhdojë parimi Stalinist. Populli voton e të mëdhenjtë numërojnë e vjedhin votat e të tjerëve” tha Idrizi.

E gjithë kjo situatë vjen pasi Rama ishte mesditën e sotme në Bashkinë e Rrogozhinës, duke prezantuar kandidatin Nuredini, që është propozim i partisë së Shpëtim Idrizit. Edhe pse takimi shkoi mirë, gjithçka duket se është acaruar gjatë pasdites, kur Shpëtim Idrizi tha se kjo çështje do të ankimohet nga PDIU në Kolegjin Zgjedhor. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koka: Pse do më votonit mua? Sepse jam një grua e re, e shkolluar shumë mirë, mendjehapur...
Bojaxhi: Partitë financohen me miliona euro, kjo është gjeneza e korrupsionit »
Article Logic
Execution time: 0.014770030975342
array(1) { ["section"]=> string(122) "carje-te-e-majta-idrizi-akuze-rames-e-metes-ka-ikur-koha-e-zgjedhjeve-me-parim-stalinist-populli-voton-e-ju-numeroni-12521" }