Çefa-Naços: Mos u merrni me gjëra të vogla, keni 2 vjet dhe s’keni bërë asgjë

Publikuar tek: politike, më 06:48 01-05-2015 Çefa-Naços: Mos u merrni me gjëra të vogla, keni 2 vjet dhe s’keni bërë asgjë Nasip Naço dhe Elvis Çefa

Nasip Naço ka deklaruar se për sa kohë në krye të KLD-së është presidenti, nuk do kemi sistem të pavarur të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë ka thënë se duhet të ndryshohet ky sistem, pasi Presidenti ka në dorë të gjithë sistemin e drejtësisë, që deri tani nuk ka qenë funksional. Por debat ka patur mes tij dhe ish-nënkryetarit të KLD-së, Elvis Çefa. Çefa i ka kujtuar Naços që të mos kapet me gjëra të vogla, si puna e futjes në gjykata të 12 studentëve të Magjistraturës.

Elvis Çefa, ish-nënkryetari i KLD-së, tha se politika e ka merakun te kontrolli dhe jo te reforma, duke sjellë në vëmendje komisionin për reformën në drejtësi.

 “Politika merakun e ka te kontrolli dhe jo te reforma. Ky është një i ashtuquajtur Komision. Personat që përbëjnë atë Komision e kanë shkelur Kushtetutën. Duhet pakt i madh kombëtar për të bërë një reformë, duhen ftuar të gjitha palët. Përsa kohë ai Komision ka vetëm një palë dhe opozita nuk pranon të jetë pjesëmarrëse në atë Komision, reforma nuk do të jetë e plotë”, ka thënë Çefa në emisionin ‘’Të paekspozuarit’’ në Ora Neës.

Po kështu Çefa i ka kujtuar Naços, kur po gjykonte punën e KLD-së se kanë 2 vjet dhe nuk kanë bërë asgjë.

“Jemi në një debat televiziv, të jemi seriozë. Denonconi rastet. Mos u kapni me gjëra të vogla se keni 2 vjet dhe nuk keni bërë asgjë”, i ka thënë Çefa, Naços.

Komenti që zgjoi reagimin e Çefës ishte ai i kritikave ndaj futjes në sistem të 12 studentëve të Magjistraturës.  “Ndërkohë që KLD mezi i futi në shqyrtim dhe të 12 i kaloi në rrethe dhe sollën në Tiranë 12 të tjerë, mes tyre njëri me mbështetje të fortë ekonomike”, u shpreh Naço.

Sipas Naços, sistemi duhet të ndryshojë.

 “Nga të gjitha faktet, kemi konstatuar se lind si domosdoshmëri kjo reformë. Duhet të ristrukturojmë Gjykatën e Lartë se sistemi nuk funksionon që këtu. Gjykatësit pretendojnë se janë të pavarur. Nga viti 2000 nuk kemi parë që politika tu’ kërkojë llogari këtyre gjykatësve. Gjykata e Lartë duhet të futet brenda sistemit. Ka nisur një proçes mbi bazën e një analize, është ngritur një komision i posaçëm në parlament, janë ngritur grupe pune për të vazhduar reformën. Përsa kohë KLD drejtohet nga Presidenti, nuk do të kemi sistem drejtësie të pavarur. Ju i kërkoni qeverisë që të marrë masa dhe pse është kjo gjendje në gjyqësor, kur në krye të sistemit të drejtësisë është Presidenti. Ne kërkojmë të ndryshojmë sistemin dhe pastaj do të shohim se cilët gjykatës apo prokurorë nuk duan të zbatojnë ligjin. Presidenti ka në dorë gjithë sistemin e drejtësisë. Ky sistem nuk ka funksionuar deri tani dhe duhet të ndryshojë”, tha Naço 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ylli Shehu i PR kalon tek LSI, Mediu: Shkoi në vendin ku mblidhen mizat
Blushi: Nuk kam projekt të përbashkët me Nanon »
Article Logic
Execution time: 0.016885995864868
array(1) { ["section"]=> string(81) "cefa-nacos-mos-u-merrni-me-gjera-te-vogla-keni-2-vjet-dhe-s-keni-bere-asgje-10123" }