Çela bën bilancin: OSHEE ia doli të kalojë krizën, qeveria s’qe e detyruar të na disbursonte 150 milionë eurot

Publikuar tek: ekonomi, më 11:29 29-04-2016 Çela bën bilancin: OSHEE ia doli të kalojë krizën, qeveria s’qe e detyruar të na disbursonte 150 milionë eurot

Ardian Çela bëri sot bilancin e kompanisë që drejton, OSHEE, lidhur me bilancet, paratë e realizuara dhe investimet.

‘’Ecuri mjaft positive të sektorit energjetik dhe veçanërisht për sektorin e shpërndarjes gjatë 2015’’, theksoi Çela.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që kostot për mbulimin nga qeveria janë 150 milionë euro në vit, nuk ishte e nevojshme të disbursohej, se kompania ia doli të kalojë krizën e saj. I është dhënë fund abuzimit të energjisë elektrike.

Kemi një reduktim të nivelit të borxhit. Por OSHEE përballet me përbaltjen e opozitës. 900 milionë lekë më tepër të realizuara se sa plani. 150 milionë euro kemi shpenzuar në 2014.

Kemi reduktim të kamatvonesës në  213 396 abonentë familjarë

Më shumë investime kemi arritur dhe ato janë  mirëprogramuara. Nga programi që kemi bërë në 3 vitet e ardhshme, duhen investime prej 630 milionë eurosh për të patur një sistem kompatibël, por në në tërësi duhen 1.7 miliardë euro.’’, tha ndër të tjera Çela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028352975845337
array(1) { ["section"]=> string(114) "cela-ben-bilancin-oshee-ia-doli-te-kaloje-krizen-qeveria-s-qe-e-detyruar-te-na-disbursonte-150-milione-eurot-39020" }