Çela padit Priftin: Me Ismailajn njihet mirë, kanë qenë shokë

Publikuar tek: politike, më 14:17 30-09-2015 Çela padit Priftin: Me Ismailajn njihet mirë, kanë qenë shokë Agron Çela, deputet i LSI

Deputeti i LSI Agron Çela, padit për shpifje Dritan Priftin  pas akuzave të këtij të fundit lidhur me transfertat e parave nga DIA në kompaninë që deputeti drejtonte në vitin 2011. Çela i ka cilësuar këto si “shpifje” ndërsa thekson se Prifti dhe Ismailajn njihen mirë pasi “kanë punuar bashkë në vitin 1990”.

“Jam sot para jush për të denoncuar dhe refuzuar me neveri shpifjet e djeshme ndaj meje nga ordineri Dritan Prifti si përfitues i transfertave të parave nga DIA në kompanitë që unë drejtoja në 2011.

Përsa shpif Dritan Prifti sqaroj se nuk ekziston asnjë transfertë parash nga DIA në kompaninë që unë kam drejtuar në vitin 2011. Gjatë vitit 2011 unë kam qenë një qytetar i pa angazhuar në asnjë forcë politike dhe tek LSI u bashkova në vitin 2013 në prag të zgjedhjeve të vitit 2013. Për këto shpifje të ndyra të ordinerit Dritan Prifti, do të ballafaqohem dhe do të ndjek çdo hap dhe çdo rrugë ligjore në gjykatë dhe në prokurori”, tha deputeti ndërsa shtoi se mbështet hetimin ndërkombëtar për çështjen CEZ.

“Ndërkaq dua t’ju bëj me dije se Dritan Prifti e njeh mirë Kastriot Ismailajn, kanë qenë shok, kanë punuar bashkë në vitin 1990. Ata janë miq, ata janë shokë, ata punojnë me njëri tjetrin, ata zhvasin popullin”, përfundoi Çela deklaratën e tij para mediave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Po mos ishte PD demokracia do kishte vdekur. Insiston në dorëheqjen e Metës
"Shqipëria në zgjedhje të parakohshme”, Spahiu nis sot udhëtimet “anti-Rama” »
Article Logic
Execution time: 0.02322793006897
array(1) { ["section"]=> string(65) "cela-padit-priftin-me-ismailajn-njihet-mire-kane-qene-shoke-22015" }