Çelet muzeu me 'Thesare të Shpëtuara', Rama publikon fotot

Publikuar tek: kulture-art, më 14:04 30-09-2016 Çelet muzeu me 'Thesare të Shpëtuara', Rama publikon fotot

Kryeministri Edi Rama tregon përmes fotosh 'thesarin e shpëtuar' prej 476 objektesh që sot ndodhet në Muzeun Kombëtar.

Ky muze objektesh është çelur dje, pikërisht në Ditën Kombëtare të Kulturës.

“Thesaret e shpëtuara

Në tetor të 2013 sekuestruam 476 objekte të vjedhura. Gjyqi mbaroi. Mediat e kazanit të politikës së verbër të baltës e mllefit, na kërdisen e s'na lanë gjë pa thënë, duke na akuzuar deri edhe si grabitës të kësaj pasurie të popullit!

Ndërkohë ne punuam, më shumë se një vit, duke pastruar, dezinfektuar, kataloguar e pajisur me çertifikatë të personalizuar, të gjitha objektet e sekuestruara, të cilat sot ndodhen në fondin e Muzeut Kombëtar.

Në sallat e këtij muzeu, një ekspozitë me objekte të përzgjedhura nga ky fond prej 476 objektesh, është çelur dje për publikun, në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore” shkruan Rama.

muzeu.jpgmuzeu1.jpgmuzeu3.jpgmuzeu2.jpgmuzeu4.jpgmuzeu5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sytë tek këto gra dhe vajza zejtare: Lodhen dhe robtohen pa iu ankuar askujt
Botohet për herë të parë pas 72-vjetësh fotoja e rrallë në Itali e Mit’hat Frashërit, i sapolarguar nga Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.01944899559021
array(1) { ["section"]=> string(61) "celet-muzeu-me-thesare-te-shpetuara-rama-publikon-fotot-54643" }