Çelet thirrja e pestë për projektet e financuara nga IADSA, deri në 400 mijë euro për bashkitë

Publikuar tek: ekonomi, më 12:17 20-09-2016 Çelet thirrja e pestë  për projektet e financuara nga IADSA, deri në 400 mijë euro për bashkitë

U çel sot thirrja e pestë për projektet me financim nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit (IADSA).

Arben Ahmetaj dhe Ambasadori Italian Alberto Cutillo folën për rëndësin e veçantë të bashkëpunimit dypalësh. Ministri Ahmetaj bëri të ditur që vetëm nashkitë do tӫ jenë Institucionet publike qӫ do mund të aplikojnë për financime me vlerë nga 200 deri në 400 mijë euro

Që nga viti 2013 deri më tani, nga ky program janë financuar më shumë se 42 projekte me një vlerë totale rreth 15 milionë euro, nga të cilat kanë përfituar rreth 28 bashki në të gjithë vendin. Afati për aplikimet për thirrjen e pestë është data 21 nëntor 2016.

“Me 31 gusht Këshilli i Ministrave miratoi Vendimin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Konvertimin e Borxhit (IADSA 2) ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë, që parashikon mospagimin e detyrimeve që Republika e Shqipërisë i detyrohet Qeverisë Italiane kundrejt borxhit të huazuar prej kësaj të fundit (interes + principal), deri në shumën 20 milionë euro.

Kjo i hap rrugë hapave të mëtejshëm, për pranimin e projekt-propozimeve të reja nga Bashkitë me mbështetjen financiare të IADSA për realizimin e projekteve në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës, shërbimeve, infrastrukturës etj., në komunitete të ndryshme në vend”- tha ministri i Financave.

Ahmetaj theksoi që ky program mundëson realizimin e dinancimit dhe zbatimin e projekteve në arsim, shëndetsi,përfshirje sociale dhe ekonomike të kategorive në nevojë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit rural në zonat e marxhinalizuara.

“Ashtu si edhe në thirrjen e katërt, edhe në kӫtӫ thirrje, bashkarisht me Ambasadorin italian, kemi vendosur qӫ vetӫm Bashkitë do tӫ jenë Institucionet publike qӫ do mund të aplikojnë për financime me vlerë nga 200 deri nӫ 400 mijë euro. Jemi tӫ bindur se mbështetja ndaj Bashkive i përgjigjet nӫ mӫnyrӫ efikase nevojave mӫ parӫsore tӫ qytetarӫve, duke njohur nӫ detaj problemet dhe prioritetet.

Ahmetaj ftoi bashkitë qӫ tӫ lexojnӫ me kujdes thirrjen e publikuar nӫ web-in e IADSA-s dhe tӫ aplikojnӫ brenda datӫs 21 nӫntor, dhe i bindur, siguroi mbështetjen e vazhdueshme për projektet në vijim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031408071517944
array(1) { ["section"]=> string(99) "celet-thirrja-e-peste-per-projektet-e-financuara-nga-iadsa-deri-ne-400-mije-euro-per-bashkite-53494" }