Celine Dion braktis karrierën, ushqen bashkëshortin e sëmurë me tub artificial

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:17 25-03-2015 Celine Dion braktis karrierën, ushqen bashkëshortin e sëmurë me tub artificial Celine Dion me bashkëshortin dhe fëmijët e saj

Bashkëshorti i këngëtares Celine Dion, Rene Angelil po vuan prej disa muajsh nga kanceri dhe tani gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Celine Dion ka shpërthyer në lot teksa rrëfente për prestigjozen amerikane ABC News që ai nuk mund të ushqehet më natyralisht dhe po përdor tubin artificial të ushqimit. Tashmë është vetë këngëtarja ajo që kujdeset dhe ushqen bashkëshortin Rene.

Celine Dion ka anuluar turneun e saj botëror dhe çdo performancë tjetër. Rene ka qenë menaxheri Celine për pjesën më të madhe të karrierës së saj. Ai është diagnostifuar me sëmundjen e kancerit që në vitin 1999. Çifti janë të martuar që prej vitit 1994 dhe kanë së bashku tre fëmijë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017496824264526
array(1) { ["section"]=> string(82) "celine-dion-braktis-karrieren-ushqen-bashkeshortin-e-semure-me-tub-artificial-6919" }