CELULITI, tmerri i vajzave dhe grave! Blerina i thotë të gjitha: Janë 4 lloje, zbuloni në cilin grup bëni pjesë dhe si ta luftoni

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 08:26 05-05-2018 CELULITI, tmerri i vajzave dhe grave! Blerina i thotë të gjitha: Janë 4 lloje, zbuloni në cilin grup bëni pjesë dhe si ta luftoni Foto ilustruese

BLOGU I BLERINËS në Newsbomb.al

Po unë çfarë celuliti kam?

A kam shpresa se do të më largohet me kaq dhe aq seanca? Si ta kuptoj kur është shumë e përparuar situata? Këto dhe dhjetra pyetje të tjera hapin dhe mbyllin ditën e punës këto kohë në “Florescenter”. Mes nesh (klientë dhe sallone) këto kohë të ngarkuara me punë i quajmë sezone. Për fat të keq, ndodh kështu. Kujdesemi për këmbë të bukura vetëm në stinën që do ti kemi ato ekspozuara. Pa geta, pantallona apo rroba të trasha për ti kamufluar pamjen e tyre të vërtetë. Dhe nuk u kushtojmë asnjë rëndësi atyre kur është vjeshtë dhe dimër. Por le të ndalemi më mirë, tek tipet e celuliteve dhe të identifikojmë, secila prej nesh me radhe grupin që i përkasim. Dhe pas kësaj do të jetë më e lehtë të dimë sesi të shpëtojmë prej tij.   

Katër llojet e Celulitit!                                              

Pra siç u kuptua janë katër tipe celulitësh. Ne stadin e parë do të përfshihet celuliti kompakt. Në këtë rast lëkura sapo ka nisur të humbasë efektin e saj të mëndafshtë , dhe sa herë që ne kalojmë duart nga poshtë gjurit në drejtim të kofshëve, gishtat nuk hecin drejt, por shkëputen herë pas here nga kokërriza te vogla të vendosura poshtë saj. Por le të themi që numri i femrave që u drejtohen salloneve estetike për të trajtuar celulitin kompakt është jashtëzakonisht i vogël. E dini përse? Sepse në këtë stad lëkura është ende e tonifikuar. Por kujdes, kjo është edhe faza kur nisin të na shafaqjen strijat. Këtu trupi nis të humbasë dalëngadalë elastinën dhe të formojë celulitin, për pasojë ne kemi fazën e parë më pak te njohur dhe të trajtuar të celulitit. Por edhe fazën, gjurmët e së cilën do të na ndjekin edhe përgjatë gjithë jetes ( strijat).

 celulitiii-640x402.jpg                                 

Celulit Edematik!                                                  

Është faza e dytë e celulitit. Ajo në të cilën nis të zhvillohet inflamacioni kronik (pra këtu le të themi do na duhet ta mbajmë nën kontroll situatën, përndryshe këmbët sdo të na pëlqejnë më si dikur). Në ketë stad të zhvillimit të celulitit, lëkura duket si sfungjer. Është e gjitha me pore të mëdha, me porë te vogla ( ndryshe e njohur si lëkurë portokalli). Nëse mbani për disa sekonda gishtin sipër një prej poreve do të ndjeni dhimbje dhe do të vëreni në atë vend ku keni ushtruar presion, nje pikë të bardhë qe zhduket pas disa sekondave. 

   si-ta-eliminojmë-celuliti.jpg                                                    

Celulit trastor/ qese (noduloz).  

Përbën fazën e tretë të celulitit, është më i përhapuri mes nesh. Dhe në këtë fazë ai është mëse i dukshëm, ka dalë jashtë kufinjëve normal të strukturës sonë të zakonshme të këmbëve dhe krahëve duke na i zgjeruar ato. Ky është lloji më i vështirë në trajtim sepse kërkon shumë punë, shumë kohë, shumë teknika të kombinuara së bashku ( kërkon masazhe me duar anticelulit, kërkon regjim ushqimor shumë të kontrolluar, grup ushtrimesh në paletsër ose në natyrë). Por nuk është i pasfidueshëm.  

 kons.jpg                                           

Celulit fibroz.  

Mbase ngjan e shëmtuar ta themi, por në këte rast lëkura jonë ngjan me një dyshek të konsumuar. Lëkura humbet tërësisht elasticitetin e saj, humbet ngjyrën, humbet tonalitetin, shkëlqimin dhe rëndohet shumë nga pamja e saj estetikisht jo e bukur. Përvec kësaj dhe përpos peshës në këtë stad këmbët, krahët dhe barku mbushen me celulit të kokrrizuar që dhëmb edhe kur veshim rroba te ngushta pas trupit, edhe kur i prekim me dorë por edhe kur këto pjesë i vëmë në lëvizje. Pra jemi duke hecur, duke bërë punë etj. Ky është lloji i celulitit që kërkon për muaj me radhë kryerjen e masazheve anticelulit të paktën tre herë në jave si dhe kombinimin e sporteve ujore në këtë njëjtën kohë. Eleminimin e karboidrateve , pakësimin e kripës, sodiumit etj.

dieta-per-.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NJOLLAT KAFE në fytyrë na e nxinë jetën, Blerina: Ja 4 GABIMET që nuk duhet të bëni
»
Article Logic
Execution time: 0.0070140361785889
array(1) { ["section"]=> string(132) "celuliti-tmerri-i-vajzave-dhe-grave-blerina-i-thote-te-gjitha-jane-4-lloje-zbuloni-ne-cilin-grup-beni-pjese-dhe-si-ta-luftoni-119555" }