Çensurohet performanca e Eugent Bushpepës, Kina ndërpret transmetimin e Eurovizionit

Publikuar tek: kulture-art, më 16:45 09-05-2018 Çensurohet performanca e Eugent Bushpepës, Kina ndërpret transmetimin e Eurovizionit Eugent Bushpepa

Mbrëmjen e djeshme skena e Eurovizionit u ndez gjatë performancave të 23 shteteve të para konkuruese, ku mes tyre ishte edhe Eugent Bushpepa, përfaqësuesi i Shqipërisë.

Por diçka e çuditshme ka ndodhur në televizionin kinez Hunan Tv, kur gjatë prezantimit të këngës “Mall” të Bushpepës transmetimi është ndërprerë.

Performanca e këngëtarit shqiptar nuk është transmetuar në Kinë për shkak të një ligji, i cili ka hyrë në fuqi kohët e fundit, ku ndalohen automatikisht ndjekja në ekran e artistëve me tatuazhe. Prania e tyre në trupin e Bushpepës, duket se e ka penalizuar performancën e tij për shtetasit kinezë.

Ndërkohë që mësohet se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ryan O’Shaughnessy nga Irlanda, i cili gjatë performancës ka shpalosur simbole të komunitetit LGBTI.

Gjithsesi vlen për t’u kujtuar se kënga “Mall” ka elektrizuar të gjithë të pranishmit të cilët nuk i kanë ndaluar duartrokitjet për asnjë moment të vetëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koncerti madhështor “Diva Show”, Eneda Tarifa ia kushton një njeriu të shtrenjtë
»
Article Logic
Execution time: 0.03375506401062
array(1) { ["section"]=> string(90) "censurohet-performanca-e-eugent-bushpepes-kina-nderpret-transmetimin-e-eurovizionit-120128" }