Çensuroi këngën e Eugent Bushpepës, merret vendimi DRASTIK ndaj Kinës

Publikuar tek: kulture-art, më 14:29 11-05-2018 Çensuroi këngën e Eugent Bushpepës, merret vendimi DRASTIK ndaj Kinës Eugent Bushpepa

Një lajm i çuditshëm u shpërnda vetëm një ditë pas performancës së këngëtarit Eugent Bushpepa në gjysëm finale e Eurovizion, ku u mësua se mediat kineze kishin çensuruar daljen e tij në skenë për shkak të tatuazheve.

Sakaq ndaj këtij skandali ka reaguar në mënyrë të menjëhershme bordi i Eurovizionit, i cili ka marrë vendimin për ti hequr të drejtën e transmetimit të finales shtetit kinez.

European Broadcasting Union e ka cilësuar si të papranueshëm këtë veprim, duke ndërprerë kështu kontratën e transmetimit me televizionin “Mango”.

Një tjetër performancë e çensuruar ka qenë edhe ajo e Irlandës, ku gjatë këngës së këngëtarit Ryan O’Shaughnessy, u paraqitën edhe simbolet e komunitetit LGBT.

Ligjet e rrepta të Kinës duket se kanë penalizuar televizionin e famshëm, ndërkohë që në kushtetutën e medias vendase ndalohet kategorikisht ndjekja e këngëtarëve me tatuazhe dhe atyre që shpalosin simbolet e LGBT.

Mbrëmjen e 12 majit do të mbahet nata finale e Eurovizion, ku artisti shqiptar do të prezantohet i 12-ti me këngën "Mall".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eugent Bushpepa çmend Europën, e pabesueshme çfarë ka ndodhur me Instagramin e tij
Eurovizioni vishet KUQ E ZI, Ermal Meta sapo zgjoi krenarinë e gjithë shqiptarëve »
Article Logic
Execution time: 0.020076990127563
array(1) { ["section"]=> string(75) "censuroi-kengen-e-eugent-bushpepes-merret-vendimi-drastik-ndaj-kines-120389" }