Çepani falenderon Veliajn dhe Merdanin. Merdani ia kthen mbrapsht, por në linjë hyn Kastro: Faleminderit dhe Alketa Vejsiut qe ekziston!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:54 28-03-2016 Çepani falenderon Veliajn dhe Merdanin. Merdani ia kthen mbrapsht, por në linjë hyn Kastro: Faleminderit dhe Alketa Vejsiut qe ekziston!

Arbër Çepani e ka ndjerë që sot në mëngjes të falenderoj përzemërsisht kryebashkiakun Erion Veliaj dhe vartësin e tij Ermal Merdanin, ish-banor i ''Big Brother''.

Sigurisht që pas këtij falenderimi, Merdani jo vetëm e ka shpërndarë postimin në murin e tij në ‘’Facebook’’, por ia ka kthyer mbrapsht duke i thënë: “Faleminderit dhe ty për bashkepunimin dhe mirëkuptimin për zgjidhje e ketij problemi”. Por në linjë mes tyre, ka hyrë Kastro Zizo, me postimin e tij pikant.

“Kryetarin e Bashkise e kam mik prej vitesh. Kjo nuk me ndalon ta kritikoj per ate kend lojrash te betonizuar ne mes te parkut natyror dhe te vetmes mushkri te mbetur te Tiranes. Por gjithashtu si qytetar e falenderoj qe iu pergjigj me gadishmeri kerkeses time dhe te banoreve te lagjes per te shtruar nje kanal shkarkimi ne mes te rruges ku per vite me rradhe ka qene nje ferr per tere lagjen dhe askush nuk vinte dore. Falenderoj edhe Ermal Merdani qe u angazhua personalisht ne kete nisem te vogel ne dukje por qe do na lehtesoj stresin e perditshem sa here te kalojme aty. Miqte jane te mire atehere kur i tregojne njerit tjetrit rrugen e arsyes, neqoftese do ngrejme flamujte e servilizmit per ti mbeshtetur edhe kur gabojne edhe per ti sulmuar edhe aty kur veprojne drejte, atehere nuk do bejme gje tjeter vecse te shtojme metastazat e kesaj shoqerie qe kemi brumosur.”, shkruan Çepani.

Dhe këngëtari i shkruan vetëm dy fjali që në fakt, tregojnë sa qesharake tingëllojnë falenderime të tilla, sigurisht, kur janë me shumicë dhe shumë, po shumë reciproke.

“ Faleminderit dhe Alketa Vejsiut qe ekziston. Flm dhe Bujarin qe po ha mashurka(burri i tezes)’’, ua kthen Kastro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023717164993286
array(1) { ["section"]=> string(138) "cepani-falenderon-veliajn-dhe-merdanin-merdani-ia-kthen-mbrapsht-por-ne-linje-hyn-kastro-faleminderit-dhe-alketa-vejsiut-qe-ekziston-36201" }