Ceremonia/ De Biasi bëhet “Kavalier”, trajneri i Kombëtares merr në dorëzim titullin e lartë

Publikuar tek: sport, më 18:08 07-02-2017 Ceremonia/ De Biasi bëhet “Kavalier”, trajneri i Kombëtares merr në dorëzim titullin e lartë

Pasditen e sotme, trajneri Gianni De Biasi ka marrë titullin “Kavalier” akorduar nga presidenti i Republikës së Italisë.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo i ka dorëzuar trajnerit të Kombëtares kuqezi titullin “Ordine della Stella d’Italia”, në ceremoninë e mbajtur Rezidencën e Ambasadës së Italisë.

Prezentë në këtë ceremoni kanë qenë personalitete të larta të politikës shqiptare dhe asaj italiane, ndërsa nuk ka munguar as kryeministri i vendit Edi Rama. Prezent ka qenë edhe presidenti i FSHF-Së Armand Duka.

Një çmim i tillë klasifikohet për nga niveli si vlerësimi i dytë shtetëror italian për të gjithë ata persona me shtetësinë italiane, të cilët në vende të ndryshme kanë promovuar fort vlerat e miqësise dhe te bashkëpunimit mes Italisë dhe popujve të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbi tragjikisht dy binjakët e tij, reagon për herë të parë Ledian Memushaj
Peshëngritësi shqiptar letër të hapur kryeministrit: Kam nevojë për mbështetje morale dhe financiare »
Article Logic
Execution time: 0.020936965942383
array(1) { ["section"]=> string(94) "ceremonia-de-biasi-behet-kavalier-trajneri-i-kombetares-merr-ne-dorezim-titullin-e-larte-68014" }