Certifikata e sigurisë së Cakajt, PD: Rama e ka shndërruar DSIK në kioskë dezinformuese, pranoi që është shkelje

Publikuar tek: politike, më 18:26 11-01-2019 Certifikata e sigurisë së Cakajt, PD: Rama e ka shndërruar DSIK në kioskë dezinformuese, pranoi që është shkelje

Presidenti Ilir Meta trazoi ujërat në politikë pasi rrëzoi dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm dhe një ndër arsyet ishte mungesa e certifikatës së sigurisë, ndërkohë që ka kërkuar ngritjen e një komisioni për të hetuar se si Cakaj u pajis me këtë certifikatë vetëm 24 orë përpara kërkesës për dekretim.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, tha se pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit për Cakajn është kryer në përputhje të plotë me ligjin, duke respektuar detyrimet e parashikuara.

Pas kësaj ka reaguar Partia Demokratike e përfaqësuar nga deputeti Flamur Noka, i cili pretendon se DSIK pranoi se është shkelje e ligjit dhe një vegël politike në duart e kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Partisë Demokratike:

DSIK pranoi vete e zeza mbi te bardhe se eshte ne shkelje te ligjit dhe nje vegel politike ne duart e Edi Rames.

Drejtoria e Sigurise per Informacionin e Klasifikuar pranoi qe me te preferuarin e Edi Rames beri ate qe nuk e ka bere per asnje zyrtar qe duhet te pajiset me certifikate sigurie: e verifikoi brenda 24 oreve.

Nuk ka asnje mundesi reale qe nje person te verifikohet per 24 ore ne dy shtete. Shkelja e ligjit eshte e padiskutueshme ne te gjithe proceduren e ndjekur nga DSIK me urdhrin e Edi Rames.

Rasti Cakaj tregoi se Edi Rama e ka shnderruar DSIK ne nje kioske dizinformuese dhe lavatrice te puneve te pista te qeverise, duke rrenuar seriozitetin e shtetit shqiptar ne syte e partnereve nderkombetar.

Ne vend qe partneret te na shohin si nje shtet serioz, Edi Rama u tregon atyre se sekreti shteteror i nje vendi te NATO-administrohet ne menyre banditeske per interesa thellesiht personale dhe shpesh here, kunder interesit kombetar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ministri i Jashtëm’, Këshilli i Ambasadorëve thirrje Ramës: Rivlerëso kandidaturën, Gent Cakaj ka ngjallur pakënaqësi... (E PLOTË)
Mosdekretimi i Gent Cakajt, ish-ambasadori: Ja DY zgjidhjet alternative për krizën »
Article Logic
Execution time: 0.017071008682251
array(1) { ["section"]=> string(116) "certifikata-e-sigurise-se-cakajt-pd-rama-e-ka-shnderruar-dsik-ne-kioske-dezinformuese-pranoi-qe-eshte-shkelje-148401" }