Çështja Doshi/ Rama takim me Metën në Kuvend, u bashkohet dhe Tahiri

Publikuar tek: politike, më 09:27 11-03-2015 Çështja Doshi/ Rama takim me Metën në Kuvend, u bashkohet dhe Tahiri Ilir Meta dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka hyrë në selinë e Kuvendit, ku po zhvillon një takim me kreun, Ilir Meta. Mendohet se një nga çështjet që po diskuton Rama me Metën janë akuzat e Doshit dhe kërkesa e opozitës për dorëheqjen e Metës, por nuk mohohet edhe diskutimi për ndarjen e kandidatëve të bashkive, gjë që është lënë pas dore këto ditët e fundit, pas akuzave të deputetit socialist.Takimit të tyre i është bashkuar edhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Takimi në Kuvend Rama-Meta-Tahiri, që zgjati rreth 1 orë ka përfunduar.

Mësohet se Rama, Meta dhe Tahiri kanë diskutuar për protestën e nesërme dhe marrjen e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e saj. Nesër pritet një përplasje debatesh e deputetëve në Kuvend, ashtu siç pati javën e kaluar mes opozitës dhe maxhorancës.

Sali Berisha dhe Edi Paloka kërkuan dorëheqjen e Metës, me qëllim që të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzat e vrasjes së porositur për Tom Doshin. Meta deklaroi se nuk e jepte dorëheqjen. Nga ana tjetër, Rama nuk komentoi aspak gjatë seancës, por kreu I Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi tha se nuk kishte kuptim kërkesa e opozitës për t’u dorëhequr Meta, pasi Prokuroria po vazhdon hetimet.

Opozita ka planifikuar nesër në orën 11.00 edhe një protestë ku do të kërkojë dorëheqjen e Metës.

Deri më tani në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë dëshmuar Tom Doshi, Ilir Meta, Edi Rama, Sajmir Tahiri, Mark Frroku, Sali Berisha, Mhill Fufi, Monika Kryemadhi dhe ndërkohë po dëshmon Fatjon Skënderi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Benet Beci çfarë e lidh drejtorin e PD me socialistët, 13 dalje publike me Edi Ramën
Berisha: E mbyllën Parlamentin si kuzhina e Liros, ia mbathën nga frika »
Article Logic
Execution time: 0.012188911437988
array(1) { ["section"]=> string(57) "ceshtja-doshi-edi-rama-takim-me-ilir-meten-ne-kuvend-5502" }