Çështja "Doshi"/ Manjani: Berisha nxënës i mirë me sjellje të keqe, të shkojë të dëshmojë

Publikuar tek: politike, më 15:37 07-03-2015 Çështja

Ylli manjani nga selia e LSI pasi ka uruar mësuesit për 7-Marsin i ka bërë thirrje ish kryeministrit Berisha të shkojë në Prokurori ditën e hënë në orën 9:00 dhe për më tepër sipas tij, të shkojë me dëshirë. Manjani i ka kujtuar ligjin ish kryeministrit në lidhje me çështjen “Doshi”.

“Në opinionin  publik  Berisha tha një deklaratë  të kobshme se e dinte që para tre muajssh  që dy deputetë të Parlamentit do vriteshin dhe nuk iu bë vonë të tregonte. Berisha kishte dhe ka detyrimin për të kallëzuar një krim. Ai duhet ta dijë se çdo shtetas i një shteti që konstaton një shkelje të ligjit duhet ta kallëzojë dhe nëse nuk e bën dënohet", u shpreh Manjani.

Ai e cilësoi ish kryeministrin si një nxënës me nota të mira po me sjellje të keqe duke i kujtuar ‘mësimin numër 3’ që sipas tij duhet t’ja mësojë Topalli  dhe që tregon se  “ç’do të thotë të të kapin për zhelesh”.

"Doktori duhet të mësojë se duhet shkojë më dëshirë me vullnet të lirë siç i ka hije, të bëjë dëshminë siç i takon të bëjë dhe të rrëfejë se ka shumë për të rrëfyer, por të paktën t’i përgjigjet pyetjeve se ky është një mësim shumë i rëndësishëm. Mësimin numër  tre duhet t'ja mësojë  ish kryetarja e Kuvendit se çdo të thotë të të kapin për zhelesh. Nxënësi me nota të mira por me sjellje të keqe të mësojë mësimin ligjor dhe mos lerë deklaratat publike të paprovuara", deklaroi Ylli Manjani para mediave..

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duma fajëson qeverinë për raste vetëvrasjesh: Do bëjmë protesta të papara
PD, Vokshi takim me gratë në Durrës, thirrje për protestë »
Article Logic
Execution time: 0.032428979873657
array(1) { ["section"]=> string(89) "ceshtja-doshi-manjani-berisha-nxenes-i-mire-me-sjellje-te-keqe-te-shkoje-te-deshmoje-5242" }