Çështja Doshi/ PD: Dëshmitari Bami po torturohet nga policia

Publikuar tek: politike, më 20:36 03-03-2015 Çështja Doshi/ PD: Dëshmitari Bami po torturohet nga policia

Partia Demokratike ka akuzuar sot Policinë e Shtetit se është duke torturuar dëshmitarin Durim Bamin në ambientet sekrete të saj.

Sipas PD-së, ndaj Bamit si personit kyç në skenarin e akuzave për vrasje që rëndojnë ndaj kryetarit të Kuvendit janë duke u përdorur metodat e sigurimit të shtetit, me qëllim që të ndryshojnë dëshminë e tij.

“Partia Demokratike denoncon metodat e sigurimit të shtetit dhe shkeljen e procedurave ligjore që po përdoren ndaj dëshmitarit Durim Bami, personit kyç në skenarin e akuzave për vrasje që rëndojnë ndaj kryetarit të Parlamentit. Deputeti Doshi ka akuzuar kryetarin e Kuvendit se ka porositur pikërisht të ndaluarin e sotëm për ekzkutimin e tij dhe të deputetit Fufi. Prej mëngjesit kur Bami është ndaluar, po mbahet në ambjentet sekrete të Policisë së Shtetit, pa avokat dhe nën presion e torturë, vetëm me një qëllim. Që të manipulojnë dëshminë e tij”, ka deklaruar zëdhënësja e PD-së.

Për PD-në pas kësaj skeme qëndron kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa ka nxitur Prokurorinë që të marrë situatën në dorë.

“Deputeti Doshi është shprehur se ka fakte dhe prova, ka dëshminë e tij përmes videos, që ka treguar se është porositur dhe paguar nga Kryetari i Kuvendit për të bërë vrasjen e dy deputetëve. Pak ditë më parë, dëshmitari, personi kyc në këtë skenar mafioz të pushtetit, është tentuar të eleminohet fizikisht përmes vendosjes së eksplozivit në makinën e tij.Partia Demokratike e denoncon këtë akt mafioz me metoda tipike të sigurimit të shtetit, si një manovër gangsterësh në pushtet, për të shpëtuar nga akuza më e rëndë e 25 viteve të fundit.Po synohet manipulimi i dëshmitarit, dhe pas kësaj skeme, njësoj e rëndë si skenari i vrasjes së dy deputetëve, qëndron Ilir Meta dhe Edi Rama.Nxisim Prokurorinë të marrë menjëherë situatën në dorë, të hetojë në mënyrë ligjore e të pavarur, ta nxjerrë çështjen më të rëndësishme të vendit nga bodrumet e errëta e me tortura të Policisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës”, ishte deklarata e PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 600 mijë euro për vrasjen e Doshit? Berisha: Nuk kam as 60 mijë euro
Deputeti Fufi flet nesër për atentatin e organizuar ndaj tij »
Article Logic
Execution time: 0.02686595916748
array(1) { ["section"]=> string(63) "ceshtja-doshi-pd-deshmitari-bami-po-torturohet-nga-policia-4911" }