Çështja "Doshi"/PD kallëzon Sajmir Tahirin dhe Artan Didin: Bllokuan hetimin. Tahiri: Nuk e kam frikë PD

Publikuar tek: politike, më 13:54 07-03-2015 Çështja Sajmir Tahiri dhe Artan Didi

Partia Demokratike ka kallëzuar sot penalisht ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didi. Ndjekja penale që kërkon PD-ja për këta dy zyrtarë të lartë, është çështja Doshi.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, ministri Brendshëm Tahiri ka penguar prokurorinë të veprojë për akuzat e Doshit, dukë ‘’dhënë edhe vetë vendimin final’’ për çështjen.

“Një ngjarje shumë e shëmtuar, por e denjë për këtë bandë që kemi në pushtet. Ministri I Brendshëm I ka kryer veprimet jo si një shtetar, por si një shok i bandës që ulet me njerëz me precedent penal që janë porositur për të kryer vrasje. Më pas ai jep në fund edhe vendimin. Lidhur me kallzimin do punë në hetim për të provuar nëse kryetari I Kuvendit ka porositur vrasjet dhe ministri I Brendshëm ka bllokuar hetimet dhe inkurajuar krimin.’, deklaroi sot Ristani.

 

Pas kësaj deklarate të Ristanit, erdhi erdhe reagimi i ministrit Tahiri i cili shkroi nëpërmjet "facebook" se nuk kishte frikë të përballej me PD dhe se kishte ardhur koha që Berisha të provonte se nuk ishte "sponsori i këtij filmi të shëmtuar" siç e quajti ai çështjen "Doshi". 

"Unë nuk kam pasur, nuk kam dhe nuk do te kem asnjëherë problem të perballem me PD. Qoftë në prokurori, qoftë edhe në gjykatë.
Por sot pyetja me vend eshte: Po Sali Berisha pse i shmanget fteses së prokurorisë?!
Ky burrë që ka 25 vjet qe akuzon dhe përgojon gjithë dynjanë; Qe ka quajtur vrasës dhe hajdut gjysmën e Shqipërise; Që ka lexuar me qindra herë librin e shtëpisë së cdo kundërshtari, nuk ka pasur kurrë guximin të shkoje në prokurori.
Ky trim qe ka 25 vjet që hiqet si kreshniku i maleve dhe që u fsheh si mi në kepucen e policisë kur prokuroria hapi 21 janarin, ka frikë të shkoje në prokurori edhe si person në dijeni për ngjarjen, lere më pastaj si dëshmitar apo mos pyet fare si akuzuar!
Por këtë herë Saliu nuk mund te shmanget duke treguar përralla per kundërshtaret dhe duke turrur oficeret e Shqupit me dosje qesharake drejt prokurorisë.
Jo, këtë here Sali Berisha duhet të provojë se nuk eshte sponsor i filmit të shëmtuar!
Dhe këtë mund ta provojë vetëm duke treguar në prokurori njerëzit që ai thotë se e vunë në dijeni për organizim vrasjesh.
Perndryshe do të perballet më fort se kurrë me neverinë e opinionit publik dhe me fuqinë e Aleances për Shqipërine Europiane", shkruan Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hapur tashmë një çështje për akuzat e Tom Doshit, se kanë dashur ta eleminojnë. Doshi ka akuzuar Ilir Metën si porositësin e atentatit ndaj tij. Deri më tani prokurorët kanë marrë dëshminë e Tom Doshit, Ilir Metës, Sajmir Tahirit, Edi Ramës, Mhill Fufit dhe Mark Frrokut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis seanca parlamentare me mungesën e opozitës, të pranishëm disa ambasadorë
Mhill Fufi: Meta nuk ka kërkuar mbrojtjen time »
Article Logic
Execution time: 0.004356861114502
array(1) { ["section"]=> string(104) "ceshtja-doshi-pd-kallezon-sajmir-tahirin-dhe-artan-didin-bllokuan-hetimin-tahiri-nuk-e-kam-frike-pd-5232" }