Çështja Doshi/ Rama takon Metën në kryesinë e Kuvendit

Publikuar tek: politike, më 10:37 04-03-2015 Çështja Doshi/ Rama takon Metën në kryesinë e Kuvendit

Edi Rama sot në mëngjes ka takuar Ilir Metën në kryesinë e Kuvendit. Takimi ka zgjatur rreth 1 orë dhe sapo ka përfunduar.

Ende nuk ka një konfirmim të temës së bisedës Rama-Meta, por takimi I sotëm vjen pas atij të djeshmit në Kryeministri mes tyre dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Ditë më parë, deputeti Tom Doshi, I përjashtuar nga Partia Socialiste, bëri akuza të ashpra ndaj Edi Ramës dhe Ilir Metës, se kanë tentuar ta vrasin.

Meta hodhi poshtë akuzat, duke thënë se Doshi e ka ndërruar disa herë versionin e tij, pasi fillimisht kishte akuzuar tek Meta, se atentati ishte porositur nga kunati I Berishës, Agim Ramaj.

Dje u arrestua edhe një I dyshuar për atentatin në tentativë, Durim Bami, I cili ka rrëfyer në Polici se atentati ndaj Doshit është porositur nga Toni, një pronar lokali në ish-Bllok. Sipas Bamit, nëse ai do e kryente atentatin, do paguhej 500 mijë euro. Bami u arrestua në kufirin me Malin e Zi, ku po tentonte të largohej dhe u shoqërua me eskortë të sigurisë së lartë deri në Tiranë. Kurse Toni, I përmendur nga Bami ndodhet në Gjermani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Atentati”/ Doshi: Me vrasësin më prezantoi deputeti Frroku
Edi Rama: Vrasja e Doshit? Eshtë aktrim. Do doja që prokuroria të dënojë përgjegjësit »
Article Logic
Execution time: 0.0041370391845703
array(1) { ["section"]=> string(58) "ceshtja-doshi-rama-takon-meten-ne-kryesine-e-kuvendit-4928" }